All - Scripts - 1
Aktualitet 9 Gusht 2018, 14:43

1 mijë lëkundje vetëm në një muaj, çfarë po ndodh me nën tokën? Flasin sizmologët

Shkruar nga Pamfleti
1 mijë lëkundje vetëm në një muaj, çfarë po

1 mijë lëkundje vetëm në një muaj, çfarë po ndodh me nën tokën? Flasin sizmologët

Vendi ynë, sidomos zona e Qarkut të Durësit ka qenë e bombarduar nga tërmetet gjatë muajit korrik. Prej 4 korrikut kur u dënua tërmeti më i fortë me 5.1 ballë, deri më 9 gusht, ka pasur të paktën 930 tërmet.

Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit. Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.

Pra, vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin. Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.

Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.

Aktualitet

All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3