Aktualitet15 Mars 2019, 19:26

10 “plagët” e shëndetësisë shqiptare, që mjekët e larguar në Gjermani, i deklarojnë në Intervistat e Punës

Shkruar nga Pamfleti

10 “plagët” e shëndetësisë shqiptare, që mjekët e larguar në Gjermani, i deklarojnë në Intervistat e Punës

Çirret maska e propagandës false, që bëhet nga kryeministri Rama dhe megafonët e tij për shëndetësinë primitive shqiptare, kur realisht, ka mbyllje spitalesh e mungesë specialistësh në 27 qytete, ka 70% të zonave rurale pa shërbim mjekësor, ka korrupsion të shefave e ministres Manastirliu, ka koncesione mafioze, që vjedhin fondet e mjekësisë, ka ilaçe të shtrenjta e skarco, ka dajak mbi mjekët e infermierët dhe heshtje nga shteti, ka emërime e urdhëra partiak, në drejtimin e institucioeve shëndetësore edhe e jashtë profesionit të mjekut

Vazhdon shtimi i kërkesave, të mjekëve e infermierëve, depozituar tek “Urdhri i Mjekut”, “Urdhri i Infermierit” dhe “Urdhri i Stomatologut”, për të marrë “Ok” punësimi në Gjermani e shtete të tjera, paçka se kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu, kanë urdhëruar këto shoqata shtetërore, të mos u japin miratim largimi.

Partitë politike, që po përleshen për pushtet dhe pasuri, e dinë shumë mirë, se përse po ikin mjekët e infermierët, madje gjithë shqiptarët, sidomos të rinjt, të cilët nuk kanë më shpresë, se gjëndja do ndryshojë, përkundrazi, po behët edhe me keq.

Motivet e largimit, mjekët dhe infermierët i shpjegojnë edhe në shtetet ku shkojnë, gjatë intervistave që japin për kontrata pune, leje qëndrimi e marrje shtetësie, paçka se kryeministri dhe “Fugët” e tij, i dërgojnë qeverive të BE, raporte false për rritje ekonomike, mirëqenie e paga të larta, për të drejta të barabarta e kushte pune moderne, në administratë e mjekësi.

Nga biseda, që gazetarja e “PAMFLETI”, zhvilloi me një mjek specialist, ish-punonjës në QSUT, tashmë mjek në Këln-Gjermani, mësoi se para punësimit në shërbimet mjekësore të këtij shteti, mjekët dhe infermierët shqiptarë, japin një “Intervistë të pastër” (siç quhet), ku shpjegohen vërtetësisht, arsyet se çfarë motivesh, i detyrojnë të braktisin punën në Shqipëri.

Siç na deklaroi mjeku, tashmë me leje qëndrimi e punësimi në Gjermani, “Intervista  e Punës” nuk bëhet, as nga ministri, zv/ministri dhe nga drejtori i qëndrës spitalore me urdhra e prezencë të deputetëve dhe kryetarëve të partisë në pushtet (siç veprohet në Shqipëri), por nga një komision specialistësh, të cilët vlerësojnë vetëm aftësitë profesionale.

Përveç intervistës e praktikës profesionale, që bëhet për një periudhë kohore, të caktuar nga komisioni vlerësues në varësi të testit teorik, ka edhe edhe një intervistë tjetër, lidhur me motivet reale, se përse mjekët dhe infermierët, braktisin punën në Shqipëri e shkojnë Gjermani,

Ja 10 motivet, që mjekët e larguar në Gjermani, deklarojnë në intervistat e punës

  • Pagat e ulëta e të njëjta me model administrativ, për mjekët e infermierët, pa kategorizime e vlerësime aftësish dhe kontributesh konkrete.
  • Rreziku i përhershëm, i përballjes me dhunën e pacientëve dhe familjarëve të tyre, heshtja e shtetit, lënia pa mbrojtje e mjekëve infermierëve dhe lënia në liri e dhunuesve nga drejtësia e policia.
  • Mungesa e Statusit Ligjor të mjekut dhe infermierit, me pasojë shteti nuk garanton as jetën.
  • Mungesa e kushteve të plota mjedisore të punës dhe infrastrukturës profesionale mjekësore, për të shërbyer normalisht ndaj pacientit, me pasojë reagimin agresiv të tyre.
  • Punësimi klientelist, me korrupsion, preferenca partiake e lidhje nepotike, pa marrë në konsiderate aftësitë profesionale, kualifikimet dhe kapacatitet menaxheriale (drejtuese).
  • Detyrimi, për të qenë pjesë e aktiviteteve partiake, nëpërmjet presionit me rrezikimin e vendit të punës.
  • Ndërhyrja e drejtuesve institucional, në të drejtën profesionale dhe ushtrimin e detyrës, me diktate administrative e partiake kushtëzuese, që bien ndesh me Kodin e Punës, misionin human dhe dinjitetin personal e kolektiv të mjekëve e infermierëve.
  • Zbatimi verbal i urdhrave të drejtuesve partiakë, që lidhen direkt me punën e mjekut dhe infermierit, mos-dëgjimi i mendimit profesional, mungesa e konsulencës për problemet e organizimit të punësimeve dhe cilësinë e shërbimeve.
  • Mos respektimi i të drejtave intelektuale, sociale e personale si mjek e qytetar taksa-pagues.
  • Humbja e plotë e besimit, për sigurinë e normaliteti të punës, për sigurinë e jetës dhe të ardhmen profesionale e atë familjare./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore 10 “plagët” e shëndetësisë shqiptare i deklarojnë në Intervistat e Punës mjekët e larguar në Gjermani