Aktualitet19 Prill 2019, 22:12

1000 koli cigare kontrabandë sekuestrohen në portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
1000 koli cigare kontrabandë sekuestrohen në portin e Durrësit

1000 koli cigare kontrabandë sekuestrohen në portin e Durrësit

Struktura të Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabandë në Doganën e Durrësit ku ushtroi kontroll në kontenierin me cigare dhe gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa,  me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Rasti është referuar nga Drejtoria e Hetimit Doganor në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për veprën penale: ” Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Aktualitet 1000 koli cigare kontrabandë porti i Durresit sekuestrohen