Editorial27 Prill 2019, 19:15

16 “alarmet”/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare si “këshilli i ndrikullave”

Shkruar nga Pamfleti

16 "alarmet"/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare si "këshilli i ndrikullave"

Shteti shqiptar ka hartuar, miratuar e modifikuar, 229 Dekrete, Ligje, VKM, amendamente, marrveshje ndërkombëtare e urdhëresa për Sigurinë Kombëtare, por nuk zbaton asnjë, madje siguria kombëtare është dhënë me koncesion, ndërsa këshilli Sigurisë Kombëtare, në vend të mblidhet çdo 6 muaj siç e detyron ligji, ose brenda 6 orësh kur ndodhin ngjarje pasigurie, mblidhet kur bën biografinë e Gent Cakajt, kur qëllojnë kryeministrin me vezë, kur shajnë Lindën, kur sëmuret macja e presidentit, ose kur digjen katedrale nëpër botë, sikur është Këshill i Sigurisë Ndërkombëtare

 Pesë ditë më parë, Këshilli Atlantikut të Veriut (NAC/KAV) ose NATO siç e njohim, i ka dërguar një “Notë kujtese partneriale”, Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë, të cënimit flagrant e të rrezikshëm të sigurisë kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, me grabitjen e lirshme në Aeroportin-Rinas.

Prej shefave të NATO, nuk kërkohen fjalime, llogje e gërr-mërre “FB”-je, por vetëm debat-analizë e detyrueshme për ngjarjen, me ekspertë të brendshëm e të jashtëm të policisë dhe ushtrisë, konkluzionet e të cilëve, ministrat Sandër Lleshaj e Olta Xhaçka, do t’i paraqesin si raport të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që duhet mbledhur brenda datës 5 maj 2019.

Është turp shtetëror, që NATO detyron presidentin dhe kryeministrin e një vendi anëtar, të “zgjohen” e ta konsiderojnë “cënim të sigurisë kombëtare”, një ngjarje të rëndë, që duket haptazi si e tillë, madje e detyron, të mbledh edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kur shteti shqiptar e ka detyrim ligjor këtë gjë, edhe kur përmbyset një segment rrugor kombëtar, apo kur përmbyten rajone.

Mirëpo, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri, nuk mblidhet fare, ngaqë prej afro 20 vitesh, kryeministrat dhe presidentët, grinden për pushtet e për territore të bandave të tyre kriminale, ose mblidhen, kur Shqipërisë i vihet zjarri nga politika si në vitin ’97, duke mbajtur fjalime mbi… hi, kufoma e gërmadha e duke vazhduar pazaret.

Sipas ekspertëve shqiptarë e të huaj, ky këshill duhet të mblidhet për secilin nga 54 përcaktimet, që ligji i specifikon si “cënim sigurie kombëtare”, kur ato ndodhin, shfaqen ose, kur ka informacione e indicie veprimesh faktike, se mund të ndodhin, siç janë Otranto, Gërdeci, 21 janari, 3 herë Rinasi, 5 herë përmbytje në Shkodër, Lezhë e Vlorë e shumë raste të tjera.

Në Shqipëri, 90% e qendrimeve shtetërore e politike, problemeve që krijohen e ngjarjeve që ndodhin, janë me përmbajtje të plotë të pasigurisë kombëtare, mirëpo kryeministria, presidenca dhe institucionet e tjera ligj-zbatuese, i quajnë “rutinë” edhe ngjarjet e rënda, siç është ngjarja e Rinasit, apo sundimi i krimit në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Durrës.

Madje, situatë pasigurie kombëtare është dhe fakti, që kreu i policisë së shtetit Ardi Veli, 8 drejtorë rajonalë dhe 137 drejtues policie, janë skeduar për lidhje me krimin; 8 anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë janë të dënuar, me identitete të ndërruara; ministër i brendshëm, ishte një person më vëlla trafikant droge në burg, apo që në në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është emëruar Donika Prela, ose “nona” e botës së krimit dhe pasanike me miliona të pista.

Situatë pasigurie kombëtare, është dhe fakti, që 80% e vendimeve qeveritare e ligjeve që miraton parlamenti për emërime mafiozësh në poste e borde, për koncesione, privatizime, banka offshore, financim oligarkësh e koncensionesh më pronarë trafikantë, lejim strukuturash politike, arsimore, kulturore, ekonomike pronësore e fetare me të huaj./Pamfleti

SIPAS LIGJIT Nr.9322, datë 25.11.2004 DHE STRATEGJISË SHTETËRORE-2014/ Ja 16 rreziqet kryesore, të janë klasfikura si ngjarje, problematika e situate, që cënojnë sigurinë kombëtare, të gjitha po ndodhin aktualisht, por shteti nuk vepron

RREZIQET E NIVELIT TË PARË

RREZIQET E NIVELIT TË DYTË

RREZIQET E NIVELIT TË TRETË

codramol
smile

Editorial 16 "alarmet" Këshilli i Sigurisë Kombëtare si "këshilli i ndrikullave"