Politike16 Mars 2019, 07:56

16 mars, Vokshi: Protesta më e madhe që keni parë

Shkruar nga Pamfleti
16 mars, Vokshi: Protesta më e madhe që keni parë

16 mars, Vokshi: Protesta më e madhe që keni parë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Ora Neës, tha se protesta e ditës së sotme, do jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit të një muaji më parë.

“Në informacionet që vijnë çdo minutë në PD, protesta do të jetë shumë herë më e madhe. Protesta e datës 16 shkurt ka qenë një nga protestat më të mëdha. Lënia e mandateve ka qenë e mirëpritur nga baza e PD-së. Tashmë, Parlamenti është kthyer në një parlament që nuk i përfaqëson qytetarët. Ka mbetur një parlament i krimit dhe oligarkëve.”, deklaroi ajo.

Përa i përket dhunës protestë Vokshi tha se kjo nuk është në paln të opozitës, ndërsa kujtoi dhunën e ushtruar gjatë kohës që Rama ishte në pushtet.

“Opozita asnjëherë nuk ka organizuar protesta të dhunshme. Kthehuni disa vite më parë kur në opozitë ishte Edi Rama dhe kujtoni të gjitha protestat e dhunshme që ka organizuar Edi Rama. Me djegie, me shkatërrime, me halabakë dhe të droguar që vërsuleshin para policisë.

Më thoni ju një polic të dhunuar?! Po, ka pasur dhunë. Ka pasur dhunë nga Edi Rama ndaj protestuesve, sepse janë helmuar në masë qytetarët që dolën të protestonin në mënyrë paqësore. Kjo nuk është dhunë, por është në përmasat e një krimi shtetëror. Edi Rama ka urdhëruar që të helmohen me gazra helmues qoftë më datë 16, qoftë në dy protestat para Parlamentit.”, u shpreh ish deputetja demorkate.

Politike PD Protesta Vokshi