Bota13 Gusht 2018, 19:42

18 vjeçarja çon në buzë të varrit shoqen dhe nuk pendohet aspak.

Shkruar nga Pamfleti

Jordan Holgerson 16 vjeç, përfundoi me pesë brinjë të thyera si dhe me një dëmtim në mushkëri teksa u shty poshtë ujvarës të Leëis River, në Ëashington të martën.

 

 

 

 

Personi që e shtyu është 18-vjeçarja Taylor Smith,ashtu siç është konfirmuar nga familjarët e saj.
Fotot e instagramit tregojnë zonjushën Smith në një festë vetëm pak ditë pas incidentit,sipas burimeve të afërta me të asaj nuk i vjen aspak keq për incidentin.
Një burim i afërt me familjen e saj tha për The Sun: “ Taylor po e shijon jetën, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo as që e ka vizituar shoqen e saj për të parë nëse është mirë apo jo. Duket sikur nuk i intereson.”

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në fakt ajo i ka dërguar një mesazh shoqes së saj dhe i ka kërkuar falje,por askush nuk beson se është e sinqertë”
Filmimi që tregon Jordan teksa hezitonte të kërcente dhe shoqen e saj teksa e shtyn tashmë është viral.

Duke folur për Daily Mail, tezja e saj tha se të premten ajo kishte shkuar në shtëpi dhe ishte zgjuar natën duke qarë nga dhimbjet.
“Ajo me zor merr frymë,kjo i shkakton ankth dhe frymëmarrja e saj përkeqësohet edhe më tepër. Po vuan fizikisht dhe emocionalisht.”

 

Përtej dhimbjes ajo thotë se mbesa e saj ka vendosur të mos hakmerret kundër personit që e shtyu.
“ Jordan është vajza më e ëmbël në botë. Nuk ka rëndësi se çfarë i bën dikush, ajo kurrë nuk do të kërkonte të hakmerrej, por shoqja e saj e meriton një mësim.”
“Ajo mund ta kishte vrarë dhe përtej kësaj duhet të jetë e përgjegjshme për veprimet e saj. Mund të ishte në burg tani,” shprehet tezja e saj.

Adoleshentja foli nga spitali ditën e enjte, pas incidentit shokues dhe kronika u bë virale. “ Mund të kisha vdekur shumë lehtë”, u tha ajo reporterëve.

 

 

 

 

 

 

Bota