All - Scripts - 1
Aktualitet15 Mars 2019, 20:29

Agjentë, autoblinda, shtyllat me graso, mijëra efektivë dhe Garda, Tirana nesër në shtetrrethim, masat ekstreme të policis

Shkruar nga Pamfleti
Agjentë, autoblinda, shtyllat me graso, mijëra efektivë dhe

Agjentë, autoblinda, shtyllat me graso, mijëra efektivë dhe Garda, Tirana nesër në shtetrrethim, masat ekstreme të policisë për protestën

Ashtu si në protestat e mëparshme të opozitës, edhe ditën e nesërme kryeministri Edi Rama ka urdhëruar masa ekstreme.

Kamera sigurie, dron, agjentë civilë, 1600 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit, autoblinda dhe Garda e Republikës do të blindojnë nga mëngjesi i nesërm Tiranën, për shkak të protestës së opozitës, që do të nisë në orën 11:00, para Kryeministrisë.

I njëjti plan masash do të jetë në gatishmëri në të gjitha komisariat, që prej mbrëmjes së sotme e deri në mbylljen e protestës, e cila nuk ka një orar përfundimi.

Nga oborri i Kryeministrisë është hequr kërpudha e dëmtuar nga protesta e 16 shkurtit dhe është përforcuar rrethimi i ndriçuesit te hyrja  e selisë së qeverisë.

Ndërsa për të shmangur ngjitjen e protestuesve, siç ndodhi më 16 shkurt kur u këputën megafonët e policisë, shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë janë lyer me graso.

Ndërkohë, pritet që pjesë e masave të policisë të jetë bllokimi i qarkullimit në rrugën ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’ lidhja me bulevardin, ura e Lanës nga Ministria e Brendshme deri te Presidenca, aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Aktualitet masat e policise Protesta e opozitës

All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3