All - Scripts - 1
Aktualitet14 Mars 2019, 18:43

Dosja e babëzisë, 5 zyrtarë ‘ujqër’ të Aviacionit Civil hëngrën drekë 440 mijë lekë, një darkë kushtoi 3.5 milio

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e babëzisë, 5 zyrtarë ‘ujqër’ të Aviacionit Civil hëngrën drekë 440 mijë lekë, një darkë kushtoi 3.5 milionë lekë   

Babëzia e çetës në Autoritetin e Aviacionit Civil nuk njeh kufi, harbime nëpër darka, dreka dhe avionë, ja si vidhen paratë e shqiptarëve nën hundën e prokurorisë që fle gjumë

Babëzia e çetës në Autoritetin e Aviacionit Civil nuk njeh skaje, ndërkohë që nuk dihet asgjë se çfarë ka bërë prokuroria me këtë dosje, por ajo që dihet është se asnjë nga gllabëruesit e parave publike nuk është prapa hekurave. Përveç shpërdorimeve duke blerë dhurata për vete dhe fëmijët e politikanëve, verës dhe konjakut, dietave dhe shëtitjes me avion, zbulohet edhe vlerave e drekave dhe darkave të çetës së Autoritetit të Aviacionit Civil. Ish-drejtorin Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Feliks Baçi, me paratë e shqiptarëve, u ka dhënë një drekë këshillit drejtues të autoritetit me vlerë 440 mijë lekë. Këshilli drejtues përbëhet nga pesa veta. Sipas dosjes së përgatitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pesë vetë kanë ngrënë drekë me vlerë 440 mijë lekë me paratë e shqiptarëve. Të ishin edhe ujqër, pesë veta nuk mund të konsumojnë ushqim me vlerë 440 mijë lekë. Në një kohë kur një përqindje e madhe e familjeve shqiptare nuk blejnë dot thesin e miellit në muaj, kjo çetë e babëzitur, pa dinjitet dhe moral njerëzorë, vetëm një drekë u kushton sa të ardhurat e mujore të disa familjeve shqiptare.

Në raportin e KLSH thuhet se “Në datën 06.01.2017, Drejtori Ekzekutiv z. F.Ç ka lëshuar urdhrin e brendshëm me nr. 18 ku është urdhëruar dhënia e një dreke zyrtare për KD. Me faturën tatimore nr. 2, datë 06.01.2017 me vlerën 44,000 lekë me TVSH është likujduar operatori ekonomik “R.A”. Për këtë shërbim konstatohet se nuk është kryer asnjë testim tregu si dhe nuk ekziston asnjë dokumentacion që të vërtetoj ekzistencën e ndonjë ofertuesi tjetër. Në këtë procedurë është konstatuar shkelje e LPP-së për shkak se këto proçedura janë shmangur nga prokurimi publik elektronik veprim ky në kundërshtim me nenin 1 të ligjit me nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar. Vlera 44,000 lekë përbën efekt financiar negativ për llogari të Buxhetit të Shtetit”.

Një darkë tjetër me punonjësit e këtij institucioni ka kushtuar 3.5 milionë lekë. Në darkë duhet të merrnin pjesë 66 veta, por kanë marrë pjesë 101 veta. “Gjetje nga auditimi: Nga auditimi i procedurës së zhvilluar me objekt “darkë për punonjësit e AAC me rastin e festës të fundvitit” u konstatua se, me datë 16.12.2016 është lëshuar Urdhri i Brendshëm. Me urdhër shpenzimin nr. 505, datë 13.01.2017 është paguar vlera 353,000 lekë me tvsh për R.H. Në proces verbalin e firmosur nga grupi i punës është konstatuar se në darkën e organizuar nga 120 persona të planifikuar kanë marrë pjesë 101 veta ndaj fatura përfundimtare e mbrëmjes është 101 x 3,500 (lekë për person) = 353,500 lekë. Për grupin e auditimit është e pajustifikuar rritja e numrit të pjesëmarrësve në këtë event ndaj vlera që duhej të paguhej nga AAC është: 66 x 3,500 lekë= 231,000 lekë, për pasojë vlera 122,500 lekë përbën dëm ekonomik për llogari të Buxhetit të Shtetit”.

Përveç shumë shpërdorimeve të gjera, ish-drejtori i Aviacionit Civil ka blerë edhe një televizor në mënyrë të paligjshme. “Më datë 19.09.2016 është blerë sipas procedurës së zhvilluar me blerje të vogël, një televizor për zyrën e Drejtorit me vlerë 59,000 lekë me tvsh, i cili për shkak të një defekti teknik është nxjerrë jashtë përdorimit. Nga auditimi në magazinën e AAC u konstatua se, televizori i bërë hyrje në magazinë, si televizor i dëmtuar, ishte i ndryshëm

nga malli i blerë tek operatori ekonomik “A.Z” SH.P.K, krahasuar me specifikimet teknike të

tij. Ky mall është likujduar sipas faturës tatimore nr. 530, datë 19.09.2016. Sa më sipër, vlera 59,000 lekë përbën dëm ekonomik për llogari të Buxhetit të Shtetit”./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

All - Paragraf - 2

Kryesore 5 zyrtarë ‘ujqër’ të Aviacionit Civil hëngrën drekë 440 mijë lekë Dosja e babëzisë një darkë kushtoi 3.5 milionë lekë

All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3