All - Scripts - 1
Kronike14 Mars 2019, 22:23

Luftë plumbash te Komuna e Parisit, atentati trondit kryeqytetin

Shkruar nga Pamfleti
Luftë plumbash te Komuna e Parisit, atentati trondit kryeqytetin

Luftë plumbash te Komuna e Parisit, atentati trondit kryeqytetin

Një atentat me armë zjarri ka tronditur këtë mbrëmje Tiranën. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, në zonën e Komunës së Parisit.

Nga të dhënat e para, raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person 26 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të plagosjes, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin mbi konfliktet që mund të ketë pasur. Gjithashtu pritet që të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Kronike Komuna e Parisit te shtena me arme zjarri Tiranë

All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3