All - Scripts - 1
Kronike15 Mars 2019, 18:02

Tragjike në Sarandë, makina “fluturon” dhe bie në kanal, humb jetën 17-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike në Sarandë, makina “fluturon” dhe bie në

Tragjike në Sarandë, makina "fluturon" dhe bie në kanal, humb jetën 17-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme, në Sarandë. Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, duke i marrë tragjikisht jetën një vajze të re 17-vjeçare.

Mësohet se ka ndërruar jetë adoleshentja Analuiza Duro, ndërsa është plagosur edhe i riu, me të cilin po lëvizte në mjet.

Borsh, Sarandë
Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Kronike aksident me vdekje Sarandë

All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3