Bota13 Gusht 2019, 16:19

22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D (Foto)

Një 22-vjeçare nga Holanda, që vuan nga një sëmundje kronike e çrregullimit të kockave, ka parë t’i shtohet trashësia e kafkës nga 1.5 cm në 5 cm, duke i dhënë dhimbje të tmerrshme koke dhe ulje të shikimit të syve.

Për këtë arsye, mjekët ia hoqën pjesën e sipërme të kafkës dhe ia zëvendësuan me një pjesë që e printuan me material plastike, në një printer 3D.

Operacioni u krye nga një ekip neurokirurgësh në universitetin e Utrehtit, të cilët thonë se kjo është hera e parë që transplantohet një kafkë e printuar me 3D, dhe trupi i pacientes nuk e ka refuzuar.

Operacioni zgjati 23 orë, dhe kafka e 22-vjeçares ishte trashur aq shumë sa po të mos operohej do të kishte pësuar dëme shumë të rënda në tru, që do ta çonin drejt vdekjes.

Pasi i hoqën pjesën e sipërme të kafkës së vet, mjekët krijuan transplantin plastik enkas për formën që i nevojitej vajzës, dhe tani asaj i është kthyer shikimi, nuk ka më dhimbje e madje është kthyer në punë.

Nuk dihet ende nëse kafka plastike do të zgjasë përgjithnjë apo nëse do të zëvendësohet në të ardhmen, por operacioni konsiderohet mëse i suksesshëm dhe vajza nuk dallohet fare që ka bërë operim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota 22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike e bërë me printer 3D (Foto)