Kronike25 Qershor 2019, 19:35

23 mijë euro të padeklaruara çojnë në pranga 55 vjeçarin në Rinas

Shkruar nga Pamfleti
23 mijë euro të padeklaruara çojnë në pranga 55

Një tjetër rast i mosdeklarimit të parave është zbuluar sot në Rinas. Shtetasi me iniciale H.Ll i moshës 55 vjeç ishte nisur jashtë vendit dhe kishte të fshehura në trup plot 23 mijë euro të cilat tentoi t’i nxirrte ilegalisht jashtë vendit.  Policia Kufitare e cila në doganën e Rinasit pas verifikimeve ka konstatuar se eurot ishin të padeklaruara dhe menjëherë janë sekuestruar

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi

Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.

Kronike