24-vjeçarja tregon për jetën seksuale me të dashurin e saj 50 vjeçar: Është i mrekullueshëm, kënaqemi pafund

24-vjeçarja tregon për jetën seksuale me të dashurin e saj 50 vjeçar: Është i mrekullueshëm, kënaqemi pafund

Vajza 24 vjeçare ka treguar se si është të jetosh me një burrë dy fish sa mosha e saj.
Kaylee Hollister dhe i dashuri i saj 50-vjeçar Matthew Taylor janë njohur në Facebook dhe më pas filluan të bisedonin çdo ditë dhe të takoheshin. Ata u takuan për herë të parë ballë për ballë kur të dy ishin në të njëjtin koncert.

Pavarësisht reagimit negativ të familjes dhe miqve të saj, Kaylee pretendon të ketë “kimi të çmendur” me Matthew. Edhe pse i dashuri i saj më i vjetër është quajtur “pedofil” nga disa, ajo është shumë e lumtur me marrëdhëniet e tyre.

Edhe pse të gjithë u kanë dalë kundër, vajza shprehet:

‘Unë mund të them me besim se kiminë seksuale që kemi me njëri tjetrin nuk mund ta krahasoj me asnjë gjë tjetër. Unë mund të shkoj aq larg sa të them se e forcon lidhjen tonë shpirtërore në mënyra që kurrë nuk e dija që ekzistontin.’
50-vjeçari, Matthew, nga ana tjetër thotë se u tërhoq shumë nga pamja e saj:

U hipnotizova pas saj. Buzëqeshja e saj e ndritshme, flokët e saj të errëta, sjellja e saj..Ajo më la me një lloj shkëlqimi që e mbajta me vete për pjesën tjetër të natës.”
Sa i përket jetës seksuale edhe Matthew shprehet se kanë një kimi të veçantë:

Është e mrekullueshme. Ne kënaqim nevojat e njëri-tjetrit në mënyrë të përkryer. Kimia është e jashtëzakonshme! Gjithmonë ka qenë e jashtëzakonshme “.
Edhe pse kanë shumë njerëz kundër, ata kanë vendosur që së shpejti të jetojnë bashkë në Nju Jork.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti