Kosova 1 Tetor 2022, 09:25

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kanë kaluar 25 vjet që nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Lëvizja e atëhershme Studentore i organizoi këto protesta, e krahas tyre në demonstrata mori pjesë edhe ish-rektori Ejup Statovci.

Këto protesta u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe për të kërkuar kthimin e studentëve në objektet universitare, prej ku ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, në fillim të viteve të 90-ta.

Regjimi i atëhershëm, veç masave të dhunshme që kishte vendosur, dëboi studentë dhe profesorë nga universiteti dhe kishte imponuar planprogramin serb për mësim.

Disa nga parullat e protestës së 1 tetorit ishin: “Merrni fryme sikur ne studentët”, “Protestë studentore paqësore”,  “Çdokush ka të drejtë në arsim (neni 19, Deklarata e vitit 1948)”,  “E nesërmja flet sot! Nesër vonë!”, “Lokalet janë pronësi e Universitetit tonë”, “Rinia dëshiron të ardhme të sigurt/Deklarata e vitit 1965”, “Hello Europe. Ëhere are you?”, “Apertidi dhe gjenocidi janë krime kundër njerëzimit (neni 4, Deklarata 1978)”,  “Lironi studentët dhe profesorët nga burgu”, “Çdokush ka të drejtë në lirinë e mendimit dhe të shprehjes (neni 19, Deklarata 1949) “.

Ndër prijësit e kësaj proteste ishte edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, që atëkohë ishte student.

Prishtine 1 Tetor 1997 Albin Kurti Ejup Statovci protestat studentore

Kosova