Kosova16 Dhjetor 2022, 15:21

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

epa09256791 Former Kosovo Liberation Army (KLA) Commander Salih Mustafa (R) appears for the first public hearing before the Kosovo Specialist Chambers, in The Hague, The Netherlands, 09 June 2021. The suspect was the former separatist commander of the Kosovo Liberation Army (KLA) during the Kosovo war in 1998 and 1999. The Kosovo Specialist Chambers, a international tribunal based in The Hague, investigates war crimes committed during Kosovo's 1998-99 independence war EPA-EFE/SEM VAN DER WAL / POOL

Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ish-komandantit të njësitit BIA të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është deklaruar pas dënimit prej 26 vjetësh mga Gjykata Speciale në Hagë për të birin e tij.

Ai tha se një dënim të tillë nuk e ka pritur asnjëherë.

Verdiktin që iu dha këtë të premte djalit të tij në Hagë, Mustafa tha se e ka përjetuar shumë rëndë.

“Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka të bëjmë. Nuk e kemi pritur këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pasur kështu – i pa fat si tash, si para luftës e edhe pas luftës”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

“Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënuar me të thënë të drejtën aspak nuk jam mërzitut sepse e dija që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”, ka shtuar Jahja Mustafa.

Salih Mustafa, i njohur me nofkën komandant Cali, është dënuar të premten nga Gjykata Speciale në Hagë me 26 vjet burgim nën akuzat se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Prishtine Gjykata Speciale në Hagë Jahja Mustafa Salih Mustafa

Kosova