Kosova 8 Dhjetor 2022, 09:24

28-vjeçari nga Kosova vdes në burg në Serbi, flet i ati: E kanë vrarë!

Shkruar nga Pamfleti
28-vjeçari nga Kosova vdes në burg në Serbi, flet i ati: E

Një 28-vjeçar nga Kosova ka vdekur në mënyrë të mistershme në një burg në Serbi.

Sipas xhaxhait të tij, arsyeja pse nipi i tij u arrestua në kufirin Kosovë-Serbi ishin tatuazhet në trup me flamurin kombëtar.

Për Telegrafin, ai u shpreh se beson që Artani ka humbur jetën pas torturave që i janë bërë gjatë vuajtjes së dënimit të tij si dhe pas zjarrit që përfshiu burgun më 21 nëntor 2022.

Nagipi shtoi se posedon një audio të bërë nga një i burgosur, i cili, sipas tij, ka treguar për torturat që gardianët serbë kanë kryer në burg ndaj Artanit.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, “ka refuzuar të trajtohet për një sëmundje që kishte”.

Mediat në Kosovë, ditëve të fundit, kanë raportuar se familjarë të të ndjerit kanë shprehur dyshime se Zymberi, 28 vjeç, mund të jetë vrarë për shkak të disa tatuazheve në trup, si ato me figurën e Adem Jasharit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998 – shqiponjës dhe emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë njoftoi se nga 3 shkurti i këtij viti, Zymberi ishte duke vuajtur dënimin me burg në Sremska Mitrovicë, me kohëzgjatje prej tre vjetësh e tetë muajsh, për veprën penale: prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

Prishtine

Kosova