Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në FaceBook, në lidhje me show-n e urimeve politike për festat e nëntorit.
“Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t’u shprehur publikisht çdo 29 nëntor, madje edhe në kohë pandemie apo tërmeti, është shumë kuptimplotë dhe vetëdemaskues.”, shkruan Patozi.
Patozi shkruan se si të majtë dhe të djathtë ishin shumë të ngjashëm edhe në këto ditë fesash. Duke iu kërkuar qytetarëve që t’i injorojnë , Patozi thotë se është shumë pak për t’i dalluar të ngjashmit nga njëri-tjetri.
Postimi i Astrit Patozit
Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t’u shprehur publikisht çdo 29 nëntor, madje edhe në kohë pandemie apo tërmeti, është shumë kuptimplotë dhe vetëdemaskues.
Do të thotë se është e vetmja gjë, që u ka mbetur për t’u identifikuar si të majtë apo të djathtë, pasi gjithçka tjetër e mendojnë dhe bëjnë njësoj. Dhe këtë na e kanë dëshmuar për gati tre dekada.
Ndaj edhe duhen injoruar, si kur e shajnë, ashtu edhe kur e ngrejnë në qiell 29 nëntorin, pa harruar asnjëherë prej kaq shumë vjetësh.
Sepse një ditë në vit është shumë pak për t’i dalluar të ngjashmit nga njëri-tjetri, edhe sikur ato që thonë për 29 nëntorin t’i kishin me sinqeritet dhe pa hipokrizi të shpifur politike.