3 milion euro drogë nga Shqipëria drejt Italisë, sekuestrohet gomonia, arrestohet skafisti

Policia italiane ka sekuestruar një tjetër gomone me kanabis që vinte nga Shqipëria.

Mediet italiane njoftojnë se gomonia me 352 kg kanabis u bllokua nga rojet bregdetare të Barit, ndërsa është arrestuar skafisti.

Ai është një 41-vjeçar nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.

Gomonia në ujërat ndërkombëtare u ndalua pas dyshimeve se mund të trafikonte kanabis, ndërsa pas bllokimit iu gjetën 222 pako me lënë narkotike, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti