Aktualitet20 Shtator 2019, 13:21

3 vite shërbim prove/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin

Shkruar nga Pamfleti

3 vite shërbim prove/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin 3 vite shërbim prove/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili në fund të një dite të gjatë, u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Tahiri është shpallur fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, një akuzë kjo e riformuluar nga vetë Gjykatësit e krimeve të Rënda, ndërsa u rrëzuan të treja akuzat e ngritura nga Prokuroria, që ishin “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtar armësh”.

“Deklarimin fajtor të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 i kodit penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim

Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet bazuar në nenin 338 pika 1 gërma d të Kodit Penal.

Në bazë të nenit 406 paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Saimir Tahiri për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3,4 vite burg. 

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal pezullohet dënimi e burgim për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një afat 3 vjet me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Heqja e së drejtës të të pandehurit Saimir Tahiri për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 3 vjet bazuar në nenin 35 paragrafi 2 i Kodit Penal”, u shpreh Ardit Mustafaj, kryesuesi i trupës gjykuese.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet 3 vite shërbim prove/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin