Politike20 Shtator 2019, 14:31

3 vjet shërbim prove për “Ministrin kampion”, reagon për herë të parë qeveria pas vendimit

Shkruar nga Pamfleti
3 vjet shërbim prove për “Ministrin kampion”, reagon

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendim për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo gjykatë mori vendimin për Tahirin, duke e dënuar 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3.4 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të dënohet me shërbim prove dhe nuk duhet të bëjë më tjetër vepër penale.

Për herë të parë, Partia Socialiste ka reaguar mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite shërbim prove.

Ministrja e Parlamentit, Elisa Spiropali u shpreh se e gjitha kjo “është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë fare!”

Politike