Anti-Mafia14 Gusht 2019, 16:23

30 pyetjet, që Arta Marku nuk ia bëri kryegardistit Gramos Sako, për “(vetë)vrasjen” me 3 plumba të shoferit të Fatmir

Shkruar nga Pamfleti

30 pyetjet, që Arta Marku nuk ia bëri kryegardistit Gramos Sako, për “(vetë)vrasjen” me 3 plumba të shoferit të Fatmir Xhafës

PO NGA VËLLAI I GERONIT, A DO DISTANCOHET EDI RAMA/ Ish-ministrit “flokë bardh e punë zi”, i është prishur “qetësia” këto ditë; ngaqë ka dëgjuar, se çështja “Qordja” është rihapur e po “menaxhohet me detaje” nga shërbime jashtë Shqipërisë, për shkak të pozicionit të viktimës, si shofer ministri të brendshëm me vëlla trafikant droge, armësh, klandestinësh e femrash; por edhe me indicie nga fakti, se brenda 2 orësh, nën “përkujdesjen” e Fatmir Xhafës,  u konkludua si “vetëvrajse”; me ekspertizën e krushkut të tij Drejtor i Policisë Shkencore, Xhevahir Çeloaliaj; me provat që sajoji policia e Ardi Veliut, me konkluzionin e përshpejtuar për 50 minuta që dha prokurori Dritan Reshka i Tiranës dhe me “shërbimet pastruese”, që kryegardisti  Sako bëri para nisjes së hetimit në vendin e ngjarjes 

Nuk është aspak çudi tashmë, që gjithë krimet e bëra nga Garda e Republikës, brenda Gardës së Republikës dhe prej pushtetit e familjarëve të atyre që ruhen prej saj me “ushtri trupash”; jo vetëm nuk zbardhen e nuk ndëshkohen, por u zhduken provat e lihen në harresë të plotë; ku bën pjesë edhe (vetë)vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës.

Siç dihet, mëngjesin datës 30 qershor 2018, në mjediset e Gardës së Republikës, brenda makinës zyrtare të ministrit; është gjetur i vrarë gardisti Shkëlzen Qordja, shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ngjarje që nga policia e shtetit dhe 3 institucione hetimi, u vlerësua e u servir si “akt vetë-vrasjeje” brenda 2 orësh, kur edhe për dikë që hidhet nga pallati, ekspertiza tekniko-fizike, del minimalisht pas 2 ditësh

Po a ishte vërtetë e tillë, kjo ngjarje e rëndë që ndodhi brenda Gardës së Republikës, brenda makinës së ministrit, që komandonte këtë institucion?

Burime nga brenda Gradës së Republikës, thonë se është rikthyer “interesimi” për këtë ngjarje, jo nga policia “Lleshaj-Veliu” e nga prokuroria Marku-Prela”, por nga shërbimet e SHBA-BE, të istaluar brenda policisë e prokurorisë, me mision të pavarur: Monitorimin e luftës anti-mafie, në grupet politike-kriminale.

Ri-hetimi i (vetë)vrasjes së shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj dhe mikut të trafikantëve Geron Xhafaj e Gramos Murataj; nuk ka nisur as nga “dëshmi-leksioni’ i mësuar e përsëritur prej kryegardistit Gramos Sako; as nga ekspertiza e drejtorit të Policisë shkencore, Viktor Çeloaliaj, dhe as nga nga provat e “qepura” prej Ardi Veliut e kryeprokurorit të Tiranës, Dritan Reshka.

Procesi ka nisur nga Rregullorja e Brendshme e Gardës së Republikës Nr. 594, datë 24.10.2006 me 131 faqe, ku 76 faqe janë vetëm për monitorimin e veprimeve në mjediset e brendshme të Gardës, që nga hyrja, pastrimi oborrit, ndezje-fikja e dritave, kontrolli garazheve dhe rregulli i futje-nxjerrjes së makinave në to; paraqitja në detyrë, armatimi, instruktazhi, kontrolli makinave të personaliteteve, marrja e shërbimit dhe përfundim-dorëzimi i detyrës ditore.

Gjithë këto veprime, ku përfshihet edhe (vetë)vrasja e shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj, janë detyrim monitorim-raportimi prej Komandantit të Gardës, Gramos Sako, i cili, pas “konsulencës” me shefin Fatmir Xhafaj, ka dhënë “sqarimet” për ngjarjen; por shërbimet e huaja, kanë rezervuar t’i bëjnë edhe 30 pyejte, që prokuroria e Arta Markut, “harroi” t’ia bënte dhe nuk po i’a bën as sot pas 1 viti:

Ja 10, nga 30 pyetjet e përbëra për kryegardistin, personi që “menaxhoi” vendin e ngjarjes, pa shkuar akoma shërbimet hetimore

      9.  Cili ka qenë i besuari juaj gardist, që është lejuar të bënte “inventarin” e makinës dhe  xhepave të viktimës, para ardhjes së grupit policor e atij hetiomor të prokurorisë; dhe a kanë ardhur njëherazi bashkë këto dy grupe, që marrin e hetojnë prova?

PYETJET DHE FAKTET E TJERA, të detajuara për këtë ngjarje e për të tjera zullume, që kanë firmën e kryegardistit Gjeneral Sako dhe grupit të tij “komandues” në këtë shërbim, do bëhen në vijim; si referencë për “Veting”-un e kësaj kupole të inkriminuar e të paprekshme prej 28 vitesh./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia 30 pyetjet për “(vetë)vrasjen” me 3 plumba të shoferit të Fatmir Xhafës që Arta Marku nuk ia bëri kryegardistit Gramos Sako