Politike 9 Korrik 2019, 12:34

“30 Qershori njollë e zezë”, Shehu ngre alarmin: Ja ku po rrezikon të përfundojë Shqipëria në këtë situatë

Shkruar nga Pamfleti
“30 Qershori njollë e zezë”, Shehu ngre alarmin: Ja ku po

"30 Qershori njollë e zezë", Shehu ngre alarmin: Ja ku po rrezikon të përfundojë Shqipëria në këtë situatë

Tritan Shehu ka komentuar sërish situatën politike në vend. Ish deputeti demokrat  ishte i ftuar në A2 CNN u shpreh se 30 qershori ishte një farsë dhe nëse do të vazhdohet me të njëjtën mënyrë nga mazhoranca, e ardhmja e vendit do të jetë shumë e rrezikshme.

 Ai theksoi se vendi rrezikon kthimin në despotizëm lindor.

“30 qershori nuk ka ikur, por është një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë, një farsë. 30 qershori është në vazhdën e instalimit të grushtit të shtetit, i cili ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese, me mbushjen e Parlamentit dhe kulmoi me farsën e 30 qershorit. Opozita, PD, në vazhdën e qëndrimit të saj në mbrojtje të votës së lirë, një ditë më parë zhvilloi një protestë që dha vendosmërinë e opozitës. Ndryshe, Shqipëria rrezikohet të përfundojë në një despotizëm lindor, krejtësisht të ndryshëm nga ajo që ne kemi luftuar që prej vitit 1990”, tha Shehu.

Kujtojmë se edhe pse zgjedhjet u zhvilluan më 30 Qershor, opozita e bashkuar ende nuk i njeh dhe dje vijoi protestën e parë pas ditës së zgjedhjeve.

Kreu opozitar, Lulëzim Basha në të gjitha dljet e tij e ka theksuar se 30 Qershori nuk njihet prej opozitës, ndërsa nuk ka pranuar as 13 Tetorin datën e re të zgjedhjeve të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.  PD-PS vijon protestat me kauzën krzesore, atë të largimit të Edi Ramës nga posti I krzeministrit.

Politike