Aktualitet16 Korrik 2019, 18:07

’35 milion lekë për rinovimn e shtëpisë së Enver Hoxhës’, reagon i revoltuar Demalia: Asnjë qindarkë për At

Shkruar nga Pamfleti

'35 milion lekë për rinovimn e shtëpisë së Enver Hoxhës', reagon i revoltuar Demalia: Asnjë qindarkë për At Gjergj Fishtën, turp!

Analisti Ilir Demalia ka akuzuar qeverinë se ka dhënë 35 milion lekë për rinovimin e shtëpisë së Enver Hoxhës, ndërkohë që nuk ka programuar asnjë lek për të rindërtuar shtëpine e poetit kombëtar, At Gjergj Fishta.

Sipas Demalisë, asnjë biznesmen dhe as Diaposra nuk flet për këtë fakt dhe sipas tij të gjithë bëjnë sikur nuk shikojnë, por këndojnë në dasma e stadium si bagëti ‘O sa mirë me qenë shqiptar!’

Postimi i plotë i Demalisë: 

Për shtëpinë e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, nuk gjindet një lek, as nga qeveriu, as nga biznesmenët xhahila dhe hajdutë në bashkëpunim me qeveriun, as nga diaspora që të gjithë heshtin, ose bëjnë sikur nuk shikojnë, por këndojnë në dasma e stadium si bagëti, O sa mirë me qenë shqiptar!

Turpi e marra ka kaluar çdo kufi ! Ndërgjegja kombëtare është e fikun! Kombi është në rrezik! At Fishta pat parshikue gjithçka si për gjithçka kur pat shkrue: Ju rrugaça, shakllabana, Rriqna të ndyet e mikroba të këqinj,
Që të mjerës moj Shqypni, Kthellë i keni hy n’mushkni, Edhe gjakun tu’j ja pi Jo me hinka por me sahana”, thekson ai.

Aktualitet '35 milion lekë për rinovimn e shtëpisë së Enver Hoxhës' reagon i revoltuar Demalia: Asnjë qindarkë për At Gjergj Fishtën turp