Aktualitet22 Maj 2019, 14:54

4 mina me telekomandë, mbyllet hetimi për vëllain e Alketa Vejsiut, zbulohet roli i tij (Dosja e Prokurorisë)

Shkruar nga Pamfleti
4 mina me telekomandë, mbyllet hetimi për vëllain e Alketa

4 mina me telekomandë, mbyllet hetimi për vëllain e Alketa Vejsiut, zbulohet roli i tij (Dosja e Prokurorisë)

Endrit Vejsiu, vëllai i moderatores së njohur Alketa Vejsiu është marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatën e Lezhës, ku do përballet me akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas prokurorisë ai ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikoknte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Vetë i pandehuri Vejsiu ka deklaruar në prokurori se është nisur nga Rinasi për të ardhur në Lezhë dhe në kohën që ka ardhur pranë karburant EKO në autostradën “Lezhë-Shkodër” është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij janë gjetur sende të kundraligjshme si lendë narkotike dhe mine me telekomandë për të cilat nuk kishte dijeni se si ndodheshin në të.

Sipas dosjes hetimore ka rezultuar se në 30 shtator 2018 nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Lezhë është marrë informacion mbi aktivitetin kriminal të Ferdinant Jonuzaj. Nga të dhënat e siguruara nga policia gjyqësore rezulton se ky shtetas me profesion taksist merrej me transportimin e lëndëve narkotike në sasi mbi pesë kilogram si dhe në transportimin nëpër rrethe të lëndëve plasëse, ku në disa raste për transport përdor edhe shtetas të tjerë.

Duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore që ky shtetas ka në rrethin e Lezhës me të cilët bashkëpunon në ushtrimin e aktivitetit të tij kriminal, ky shtetas ka kërkuar blerës për të shitur lëndën narkotike si dhe një sasi lënde plasëse të cilën do ta trafikonte nëpërmjet portit të Shëngjinit drejt shtetit Italian. Në vijimësi të informacioneve operative të administruara nga shërbimet e policisë është mësuar se ky shtetas do të sillte në Lezhë një sasi prej 3 kg lëndë narkotike si dhe 4 mina me telekomandë.

Në vijimësi të veprimeve hetimore në kuadër të hetimit të proçedimin penal nr.953 viti 2018, nga ana e shërbimeve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Sektorin për Hetimin e Krimeve, është marrë informacion në rrugë operative se tek karburant EKO, i cili ndodhet në kryqëzimin e Shënkollit – Lezhë, do të afrohej një person me automjetin OPEL CORSA, ngjyrë e zëzë, me targa AA-419-SP, i cili në bagazhin e automjetit transportonte lëndë narkotike të llojit marijuan dhe lendë plasëse për tu plasur në distancë me telefon dhe konkretisht në ora 02:00, automjeti me targa AA 419 SP është konstatuar te hyjë në parkimin verior të karburantit, i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë të cilët janë prezantuar si punonjës policie dhe në vend kanë bërë identifikimin e drejtuesit të mjetit Endrit Vejsiu.

Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij është konstatuar një gome automjeti e cila kishte pjesën e diskut të dëmtuar me mjete të forta. Në këto kushte është bërë shoqërimi i shtetasit Endrit Vejsiu së bashku me mjetin me targa AA419SP për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit brenda një gome me disk të dëmtuar krahas një sasie lëndë narkotike janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 4 pako me material të ngurtë, të ngjitura me natriban ngjyrë grit ë dyshuara si lëndë plasëse tritol, këto pako të mbështjella me një copë rrobe ngyrë të bardhë, ku 3 nga këto pako kanë të ngjitur po me natriban ngjyrë gri nga një aparat telefonik dhe nga brendësia e këtyre telefonave dilnin nga dy fije (tela) elektrik të gjitha këto të dyshuara si bomba me komandim në distancë (nëpërmjet celularit) ku nga çaktivizimi, këqyrja e tyre rezulton se.

Në secilën pako gjithësejt katër janë të përbërë nga 4 kallëp tritoli në fomrë cilindrike me peshë 75 gram secila pra një pako 300 gr me përmasa, diametër 3 cm e lartësi 7 cm të cilat nga provat që u bënë me këto lëndë plasëse rezultoi se ajo realizon shpërthim të efekshëm.

Në tre nga këto pako janë të ngjitur me natriban nga një aparat telefonik celular, në pakon me nr.2 aparat celular EAGLE nga brendësia e të cilit dilnin dy fije teli të gomuar, njëri ngjyrë të zezë, tjetri ngjyrë kuqe të hapur, ndërsa në pakon me nr. 3 dhe 4 nga një aparat telefoni celular i markës SAMSUNG nga brendësia e të cilive dalin nga dy fije teli të gomuar, të gjata rreth 20 cm të pa lidhura me ndonjë aksesor plasëse (kapsollë elktrodetonatore).

Në të tre pakot që kanë aparatet e telefonave nga pjesa e pasme e tyre të ngjitur po me natriban kanë një boks si ato të magnetofonave që shërbejnë për ngjitjen e pakos pas një objekti metalik. Asnjëri prej tre aparateve telefonik celular objekt ekspertimi nuk kanë kartë SIMS. Bateria e asnjërit prej aparateve tele/shqiptarja

Aktualitet mina me telekomande vellai i alketa vejsiut