Sport30 Qershor 2018, 20:50

45 minutat e para pushtohen nga Cavani-Suarez, ku je Ronaldo?

Shkruar nga Pamfleti
45 minutat e para pushtohen nga Cavani-Suarez, ku je Ronaldo?

Pjesa e parë e ndeshjes Uruguai-Portugali është mbyllur në avantazh 1-0 për amerikano-latinët.

Beteja Ronaldo-Suarez ka nisur shumë shpejt, me portugezin i cili motivoi shokët e tij të skuadrës që në çastet e këndimit të himnit, por pas 7 minutash ligjin e bëri sulmuesi katalanas duke i dhënë asistin perfekt “bomberit” Cavani.

Portugalia po bënte lojën, por Uruguai ka super sulm! Suarez mori top nga lojtari i PSG-së, priti sa ky u fut në zonë dhe lëshoi sferën në trajektoren ideale për të përfunduar me kokë në rrjetë nga Cavani.

Portugezët më pas u përpoqën të barazonin duke u përqendruar nga krahu i Ronaldos, por deri tani asgjë nuk ndodhi. Presim 45′ e dyta!

Sport Botëror cavani Ronaldo Suarez