Kronike18 Shtator 2019, 22:31

45 vjeçari me të meta mendore godet me çekiç shitësen e marketit pasi hyri për të vjedhur

Shkruar nga Pamfleti
45 vjeçari me të meta mendore godet me çekiç

Një 45 vjeçar nga Elbasani ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka tentuar të grabisë një supermarket.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit, ku shtetasi Alert Çaroshi, ka hyrë në supermarket për të grabitur.

Shitësja ka rezistuar duke paralajmëruar ardhjen e policisë dhe për pasojë, burri e ka goditur me çekiç në kokë.

Gruaja ka përfunduar në spital e gjakosur duke marrë mjekim pa pasoja të rënda. Burri rezulton me të meta mendore. 29 vjeçarja shprehet se është trembur nga ngjarja.

Kronike