5 faktet, Edi Rama peng i një sekreti të tmerrshëm, në gjunjë para ushtarit të Berishës  

5 faktet, Edi Rama peng i një sekreti të tmerrshëm, në gjunjë para ushtarit të Berishës  

Rama kërcënoi deputetët e PS të mos flisnin më për ish-kryespiunin Visho Lika, më pas dekoroi ushtarin e Berishës në fshehtësi dhe në fund e bëri ambasador  

Edi Rama është peng i një sekreti të tmerrshëm, të cilin e dinë një rreth i ngushtë njerëzish, përfshirë ushtarin e Sali Berishës, Visho Ajazi Lika dhe njerëzit e shërbimeve të huaja. Ende nuk dihet se cili është ky sekret, nëse ka të bëjë me lidhjet e Ramës me bosët e drogës dhe krimit, me ndonjë skandal seksual, lidhje me ndonjë sekt të dyshimtë, me ndonjë skandal financiar etj.

Por sjelljet në raport me ish-kreun e spiunazhit Visho Ajazi Likën konfirmojnë se kryeministri po shantazhohet nga një dosje e llahtarshme. Për të gjithë mosbesuesit, po listojmë disa fakte të thjeshta që tregojnë se Edi Rama është peng i Visho Likës, të cilit Berisha i besoi drejtimin e SHISH dhe kryerjen e përgjimeve masive për llogari të tij.  

 

  1. Sapo erdhi në pushtet, Edi Rama urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar veprimtarinë e Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky vendim erdhi pas të dhënave se Visho punonte vetëm për padronin e tij, Sali Berishën, duke përgjuar dhe survejuar të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e dyshimtë të Berishës. Me urdhër të Berishës u përgjuan edhe ambasadorët, e huaj në Tiranë, krerët e policisë, gazetarë etj. Për Berishën u përgjua mbi 800 herë Ilir Meta, ndërsa Edi Rama është përgjuar duke folur me njerëz të krimit. Ish-kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha: “Dua të konfirmoj se Komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH nga një grup deputetesh që do të caktojë Komisioni”.

 

  1. Me lejen e Ramës, grupi i kontrollit hyri në zyrat e SHISH, hapi dokumentet dhe zbuloi gjëra tronditëse. Grupi i kontrollit hartoi një raport për veprimtarinë e Visho Likës në shërbim të Berishës. Anëtarët e Komisionit të Sigurisë shqyrtuan analizuan dhe miratuan raportin e grupit të kontrollit të veprimtarisë së SHISH. Raporti shkoi në tavolinën e Ramës. Në raport ishin konfirmuar përgjimet për llogari të Berishës. Në këto kushte, deputetit i propozuan kryeministrit Edi Rama, që t’i kërkonte Presidentit shkarkimin e Visho Likës nga detyra.

 

  1. Kur pritej që Rama të kërkonte shkarkimin e ushtarit të Berishës në krye të SHISH, ai kërcënoi anëtarët e Komisionit të Sigurisë që të mos flisnin më për Visho Likës. Rama i kërkoi ish-deputetit, Piro Lutaj, që kishte qenë pjesë e grupit të kontrollit, që mos ta përmendte më emrin e Visho Ajazi Lika. Deputetët janë habitur nga kthesa e Ramës dhe urdhrit i tij për t’u mos u marrë më me kreun e SHISH. Pas urdhrit të Ramës, raporti për shkeljet në SHISH u arkivua.

 

  1. Nuk dihet se më çfarë e shantazhi Visho Lika, por disa muaj më vonë Edi Rama e dekoroi në fshehtësi kreun e SHISH. Larg syve të medias, Rama i dha medaljen e mirënjohjes kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, për rezultatet në luftën antiterror. Interesant ishte fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve.

 

  1. Një vit më parë, Edi Rama, befasoi sërish dhe la me gojë hapur deputetët e tij. Edi Rama propozoi që Visho Ajazi Lika, më parë zëvendësministër i Berishë, të bëhej ambasador i Shqipërisë në NATO. Propozimi i Ramës për emërimin e Vishos ambasador u dekretua nga Ilir Meta, edhe pse vetë Meta ishte përgjuar mbi 800 herë gjatë kohës kur qeveriste me Ramën. Berisha reagoi i alarmuar nga këto lëvizje, gjë që tregon se muajt e fundit, Visho Lika kishte nisur t’i dilte nga kontrolli. Berisha dha alarmin se Rama po kapte SHISH duke i shkarkuar ushtarin e tij, por mbylli gojës kur mësoj se Rama e bëri ambasador. Sot SHISH është pa drejtues, pasi Ilir Meta nuk dekreton propozimin e Ramës për kreun e ri./Pamfleti
Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti