Aktualitet16 Maj 2019, 16:38

5 javë pas grabitjes ende nuk dihet e vërteta e vrasjes së Muratajt dhe vendit ku ndodhen paratë

Shkruar nga Pamfleti
5 javë pas grabitjes ende nuk dihet e vërteta e vrasjes së

Kanë kaluar plot 5 javë nga grabitja spektakolare e Rinasit dhe një nga pikëpyetjet e mëdha përveçse partë nuk ia janë gjetur ende, mbetet edhe vrasja e Admir Muratajt. Ende mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes dhe se kush saktësisht e vrau kryegrabitësin.

Ekspertët e Mjekësisë Ligjore kanë dalë me konkluzionin se Murataj u qëllua nga një distancë jo më e madhe se 15 metra. Konkluzion ky që është në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje.

Në aktin e ekspertimit nuk është përcaktuar ende lloji i armës me të cilën është qëlluar Murataj megjithëse thuhet se predha në kokën e e tij është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë.

Aktualitet