Bota 2 Nëntor 2019, 12:17

5 muaj pakënaqësi për sistemin politik dhe ligjor në Hong Kong, protestuesit bëjnë thirrje për autonomi

Shkruar nga Pamfleti
5 muaj pakënaqësi për sistemin politik dhe ligjor në Hong

5 muaj pakënaqësi për sistemin politik dhe ligjor në Hong Kong, protestuesit bëjnë thirrje për autonomi

Autoritetet në Hong Kong kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar protestuesit që u mblodhën në marshin e së shtunës duke bërë thirrje urgjente për autonomi në qytetin që u çlirua nga kolonia britanike më 1997.

Një turmë me rreth 3 mijë persona me maska të zeza, të cilët mbanin në duar flamuj britanikë dhe të kolonisë, vërshuan rrugët e qytetit të Hong Kongut. Aktivistja pro-demokracisë Joshua Wong, ka bërë thirrje që 100,000 persona të marrin pjesë në javën e 22-të të protestave.

Protestuesit për pesë muaj me radhë kanë protestuar, duke shprehur pakënaqësi për sistemin politik dhe ligjor të Hong Kongut.

Aktivistët kishin goditur forcat policore me bombola gazi, si dhe kishin dëmtuar ndërtesat qeveritare dhe shumë biznese.

Disa herë protestat janë përfshirë nga dhuna, të cilat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj një projektligji për ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Projektligji në fjalë është pezulluar, mirëpo kërkesat e protestuesve ndërkohë janë zgjeruar, duke bërë thirrje për zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe llogaridhënie më të madhe nga policia.

Kina ka mohuar akuzat se ka kufizuar të drejtat e këtij territori nga viti 1997 dhe ka fajësuar kombet e huaja, si Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nxitje të pakënaqësive./REL

Bota aktivistët autoritetet pakënaqësitë për sistemin politik protestuesit në Hong Kong