Showbiz26 Prill 2018, 12:16

500 $ gjobë nga kompania ajrore vetëm se gjatë fluturimit hëngri një…

Shkruar nga Pamfleti

500 $ gjobë nga kompania ajrore vetëm se gjatë fluturimit hëngri një...

Një kafshatë i ka kushtuar shtrenjtë një pasagjereje të linjës Paris-Mineapolis. Ajo vendosi të hante gjatë fluturimit me avion nga Mineapolis-Denver, një mollë të cilën ia dhanë gjatë udhëtimit të mëparshëm.

Mirëpo në doganë ajo duhej të deklaronte që mbante një frut në çantë, gjë të cilën nuk bëri dhe për këtë arsye u gjobit me një shumë prej 500 dollarësh.

“Ishte një eksperiencë krejt absurde, ku më trajtuan sikur të isha një kriminele për një mollë”, komentoi gruaja për BBC-në. Pasagjerja postoi në Twitter, paketën me logon e kompanisë “Delta Air Lines” që mbante dhe mollën për të cilën u gjobit.

Rregullat e doganës amerikane janë shumë të ngurta pasi çdo produkt ushqimor, sidomos i ardhur nga agrikultura, duhet të deklarohet para se të hipësh në avion, pavarësisht se është marrë nga një shoqëri ajrore apo jo.

500 $ gjobë nga kompania ajrore vetëm se gjatë fluturimit hëngri një...


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gruaja në fjalë, kishte bërë një udhëtim ndëkombëtar nga Parisi, për të marrrë pastaj një udhëtim të dytë për në shtëpi, Kolorado.

Duke përfituar nga mëngjesi falas, ajo kishte futur mollën në çantë. Pastaj në doganë, agjenti i kërkoi nëse udhëtimi nga Parisi kishte qenë i kushtueshëm, për të komunikuar më vonë dhe gjobën 500 dollarëshe.

“Delta Air Lines” ka konfirmuar versionin e gruas, për CBS-në duke shtuar:”Gjithnjë i këshillojmë klientët tanë të ndjekin rregullat e vendosura nga dogana amerikane”./PamfletiMAGAZINE

Funny 500 $ gjobë nga kompania ajrore vetëm se gjatë fluturimit hëngri një...