Aktualitet20 Shtator 2019, 20:05

6 çingijet/ Në ftesë-orgjinë e 8-të; Edi Rama e tha troç: Sali, Luli, Ilir, Monika, Fatmir; ejani puthemi e vazhdojmë sun

Shkruar nga Pamfleti
6 çingijet/ Në ftesë-orgjinë e 8-të; Edi Rama e tha

BËJNË SIKUR JANË “ARMIQ TË PËRBETUAR”, TË NJËRI-TJETRIT/ Kapobanda e PPP-ve, deputetëve, kryebashkiakëve e drejtorëve me damka krimesh; i ka bërë thirrje krerëve të opozitës së vjetër(uar) ekuivalente në krime; duke e servirur para shqiptarëve e ndërkombëtarëve, si gjoja “ftesë për paqe sociale dhe bashkëpunim për integrimin e vendit”, por në fakt, është skenar vazhdimësie i 4 familjeve mafioze, për të fuqizuar aleancën e përbashkët, pozitat dhe monopolin e tyre si sundues të Shqipërisë

Letrën e 8-të, që kapobanda në pushtet, Edi Rama, i drejtoi banditëve të opozitës jo parlamentare, pronarë të PD, LSI, PR etj.; nuk ka nevojë t’ua interpretojnë shqiptarëve, as Alfred Peza i “Rilindjes”, as Nertian Sejamini i “Republikës së Re” dhe as Artur Zheji i parti së guroreve.

Kryerilindësi Rama e ka thënë troç, skenarin që mendon e do të realizojë faktikisht; duke u lutur prej 8 muajsh, ortakëve ekuivalentë Berisha, Basha, Meta e Mediu; me të cilët; në këto 22 vite pushtet të tij, ka bërë shumë zullume e krime të përbashkëta deri ç’njerëzore, fshehje, zhdukje e mos-ndëshkim të tyre; që nga koha kur Fatos Nano e Ilir Meta, i “varën në qafë, mëlçitë” e lejeve të ndërtimit, licencat, pasuritë, taksat, fondet dhe trojet në Tiranë.

Mjafton të lexosh, paragrafin e 3-të të letrës së 8-të (ftesë-orgjinë e radhës), për të kuptuar qartë, se banda Rama-Balla-Gjiknuri dhe grupi Berisha-Meta-Basha; kanë treguar në këto 30 vite, se nuk e kanë vlerësuar politikën e pushtetin, si shërbim ndaj vendit e popullit, por si “fabrikë” pasurimi, duke përdorur si “makineri e energji”, vetëm mashtrimin, krimin dhe korrupsionin.

Këtë synim, për vazhdimësi të sundimit të tyre të qetë e të përbashkët; Edi Rama e deklaron hapur, duke iu drejtuar pronarëve të PD, LSI e PR, me këto fjalë: -“Përtej skajshmërisë së dallimeve tona; ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot, ekzistencën e njëri-tjetrit”; që do të thotë, se është thirrje për t’u bashkuar në Pazar, për vazhdimësinë e sundimit politik dhe ndërrimin e pushteteve me rotacion e pa asnjë ndëshkim të njëri-tjetrit.

Mos u çuditni, por kjo ftesë-orgji; patjetër që do të bëhet fakt, në takimin e datës 25 shtator 2019, kur palët do  të lëpijnë “gëlbazën” e njëri-tjetrit, do puthen e do ulën në tavolinën e organizuar nga OSBE, për reformën zgjedhore.

Letra e 8-të, është kopje e marrëveshje-pazareve, që “çingijet” e 4 partive PD, PS, LSI, PR; kanë bërë këto 30 vite, pas çdo katrahure e katastrofe, që për interesa pushteti e pasurimi, ata kanë nxitur e shkaktuar në këtë vend./Pamfleti/

Kryesore 6 çingijet/ Në ftesë-orgjinë e 8-të; Edi Rama e tha troç: Sali Fatmir; ejani puthemi e vazhdojmë sundimin Ilir Luli monika