600 euro në natë vetëm një vajzë, grupi rival iu prish “biznesin” shqiptarëve

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane të akuzuar se drejtonin një rrjet prostitucioni në Asti, raportojnë sot mediat italiane.

Në pranga janë vënë tre burra, G.E., K.F. e S.E. mes 29 e 33 vjeç, si dhe J.A., e cila punonte edhe si prostitutë. Të katërt akuzohen për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni. Më konkretisht, akuzohen se kanë shfrytëzuar si prostituta dhjetëra të reja në Asti: përgjatë sheshit “Savona” dhe atij “Alessandria”.

Hetimet që çuan në operacionin e koduar policor “Neë generation” (Gjenerata e re) nisën që prej vitit 2016, pasi disa vajza që punonin si prostituta u kërcënuan me vdekje nga një grup rival.
“Janë edhe gjashtë persona të tjerë në kërkim, të dyshuar si të përfshire në këtë grup”, shpjegoi Loris Petrillo, drejtues i policisë së Astit. Hetimet kanë zbuluar se çdo vajzë arrinte të fitonte deri në 600 Euro në natë, duke punuar nga e hëna në të enjte.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti