Aktualitet21 Shtator 2019, 20:32

’68 të lënduar, 46 banesa te dëmtuara në Tiranë’ Xhaçka jep të dhëna nga tërmeti: Do ketë pasgoditje të l

Shkruar nga Pamfleti
’68 të lënduar, 46 banesa te dëmtuara në

'68 të lënduar, 46 banesa te dëmtuara në Tiranë' Xhaçka jep të dhëna nga tërmeti: Do ketë pasgoditje të lehta

Të dhënat zyrtare nga dëmet e tërmetit u dhanë në një deklaratë për mediat nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka. Xhacka tha se vetëm në Tiranë janë dëmtuar rreth 46 banesa, ndërsa vlen të theksohet se nuk ka patur fatmirësisht humbje në jetë njerëzore.

Është një lajm i mirë që goditjet pasuese shënuan një trend në ulje. Sipas informacioneve zyrtare paraprake, deri në momentin që po flasim raportohet për 68 persona atë lënduar, por bëhet fjalë për lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës, disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet e ambulancave. E rëndësishme të theksohet që nuk ka pasur humbje jete.

Në qarkun e Tiranës ka dëmtime, kryesisht krisje në 46 banesa, në Dajt, Komunë e Parisit, Asrtir, Kashar e Zallher. Në Durrës, Shijak, raportohen dëme në dy pallate dhe banesa të vjetra. Në qarkun Dibër raportohen 4 banesa të dëmtuara dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Berat një banesë që e dëmtuar, në Fier 4 banesa të dëmtuara lehtë, e rëndësishme është që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës. Të gjithë në kryet e detyrës”, tha Xhaçka.

Aktualitet '68 të lënduar 46 banesa te dëmtuara në Tiranë' Xhaçka jep të dhëna nga tërmeti: Do ketë pasgoditje të lehta