Showbiz16 Maj 2019, 09:31

7 mendime të bukura për të filluar një ditë të mirë

Shkruar nga Pamfleti
7 mendime të bukura për të filluar një ditë të

7 mendime të bukura për të filluar një ditë të mirë

E kujt nuk do t’i pëlqente ta niste ditën bukur! Por problemet e ndryshme dhe stresi duket se dominojnë nga mëngjesi deri në darkë. Megjithatë, pak doza optimizmi dhe këto shtatë mendimet e mëposhtme do t’ju sjellin humorin e mirë, aq shumë të dëshiruar. Ne jemi ajo ç’ka mendojmë dhe ndiejmë apo jo!? Lexim të këndshëm!

KUSH RREZIKON, FITON

Lëreni veten të inspiroheni nga një ditë e mirë

Në jetë është e nevojshme të keni kurajën për të guxuar. Mund të gaboni? Qeshni, sepse kush nuk gabon kurrë nuk mëson kurrë. Nuk ka rëndësi se sot mund të keni një ditë që nuk doni ta kujtoni apo që nuk do të merrni atë që dëshironi. Mund ta provoni përsëri nesër ose pasnesër, një ditë tjetër, sepse të gjithë ne jemi “luftëtarë” në jetë. Kush di të luftojë për betejat e tij me krenari e di tashmë se nuk ka aq shumë rëndësi qëndrimi në pjesën e të fituarve sesa ndërmarrja e rreziqeve për qëllimet e besuara.

TI DHE TË TJERËT

Kapërceni frikën

Të gjithë kemi frikë, apo një parandjenjë të brendshme që na thotë se mbase nuk mund t’ia dalim, se mund të gjykohemi, të lëndohemi apo tallemi. Megjithatë, nuk kemi asnjë arsye konkrete për të mos e sfiduar ditën me një buzëqeshje dhe me gjithë forcën që disponojmë. Përpiquni të mendoni pikërisht këtë në momentin që nervozoheni për shembull me nënën tuaj, partnerin/en, apo kur diskutoni në punë me kolegët apo shefin. Eksperiencat e jetës dhe karakteri mbase na kanë bërë të ndryshëm, por në fund të fundit çdokush prej nesh është një person që si të gjithë, me brishtësinë e tij dhe buzëqeshjet e fshehura, përpiqet që të qëndrojë në ekuilibër mbi “perin” e ekzistencës.

PAK LEHTËSI

Të jetosh me lehtësi

Ëndrrat nuk kushtojnë asgjë. Mbusheni jetën tuaj me gjithçka ju rrethon, me shaka të vogla, buzëqeshje, improvizime, “rrugë” të paparashikuara etj. Në të njëjtën mënyrë vazhdoni ta ushqeni veten me frymëzim. Nuk është mungesa e rrudhave, por është aftësia për ta ndier zemrën të rrahë si në kohën e adoleshencës, ajo që na mban të rinj. Praktikojeni këtë gjë gjithmonë, edhe sot ndërsa po lexoni këtë artikull. Ndiejeni veten të mbushur me ëndrra, çmendurira, entuziazëm dhe mos lejoni askënd që t’jua prishë ditën, kurrë.

KRIJIMI I BUKURISË NDRYSHON BOTËN

Të shohësh të bukurën

Edhe kur jeni të zemëruar, të trishtuar ose kur gjithçka duket se po “merr fund”, natyra nuk resht së krijuari ngjyra dhe aroma të mrekullueshme, çdo ditë, pavarësisht gjithçkaje. Nuhatni parfumin e një luleje, mbyllni sytë dhe dehuni me nuancat e ekzistencës. Jeta do t’ju duket më e thjeshtë, sepse aftësia për të parë të bukurën në gjithçka që na rrethon i bën mirë shpirtit.

DASHURIA NUK TË BRAKTIS KURRË

Kush na do nuk na lë

Ekzistojnë dashuri dhe miqësi, të cilat janë në gjendje të superojnë edhe distancat më të largëta: mbyllini sytë për një çast dhe lëreni mendjen të shkojë te situatat dhe personat e bukur në shpirt, që kanë sjellë lumturi në jetën tuaj. Mbase dikush nuk është më, por megjithatë mjafton të “ndaloni” për të ndier përsëri prezencën e tij/saj dhe të futeni në atë hapësirë të zemrës, në të cilën i keni të gjithë dhe vendet që dashuroni.

VËZHGIMI NGA JASHTË

Të punosh pa punuar

A e keni provuar ndonjëherë që të punoni për hobi? Padyshim, janë të paktë ata që ia lejojnë vetes këtë gjë. Megjithatë, nëse do të dini ta bëni tuajën këtë frazë, atëherë do të zbuloni që edhe dita e punës më e gjatë mund të marrë një tjetër “shije”. Fillojeni ditën duke përsëritur këtë mendim: “Sot do të punoj me kujdes, do të dëgjoj nevojat e të tjerëve, por në të njëjtën kohë nuk do t’i marr si personale ngjarjet negative, nervozizmin dhe frustacionin e të tjerëve do ta shoh nga larg, sikur të mos më përkiste”.

SHIHNI PËRRETH

Ndihma i bën mirë shëndetit

Buzëqeshjet janë ngjitëse, të paktën kështu është edhe humori i mirë. Në autobus, në punë ose rrugës, tregoni kujdes për të tjerët dhe nëse një i panjohur ka nevojë për një ndihmë të vogël, reagoni, pa harruar t’i jepni një buzëqeshje. Mbase ndonjë nuk do ta kthejë në të njëjtën mënyrë, por nuk ka problem, ju bëni tuajën. Bota mund të transformohet në një vend më të bukur me gjëra të vogla: ndonjëherë mjafton thjesht të shihni veten te të tjerët.

Lifestyle 7 mendime të bukura për të filluar një ditë të mirë