Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë ‘Rama’, se me ardhjen në pushtet ka gënjyer shqiptarët, dhe se ka përkeqësuar ekonominë e vendit prej vitesh. Statusin në FaceBook, ish deputetja e ka shoqëruar me shifrat, ku paraqiten detyrimet e arbitrazheve dhe jo vetëm.
Tabaku shprehet se qeveria ka gënjyer qytetarët në 7 vjet, duke rritur ndjeshëm borxhin dhe detyrimet e prapambetura.
“Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon”, shkruan demokratj.
Ish deputetja paralajmëron se më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën
Postimi i Jorida Tabaku
Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i cuan me 620 milione Euro.
Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.
https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3698746060213332?__cft__[0]=AZWgqqjFiZHLhJQT5kSnoX7WPU-NAbuA3wr8EgTav0aUv2Dj5Z-lpfbVk30OZzHBxpPbtOlDO6EM39WgUcQcwVq2sKZs9YvcebcM2J2B9RqBjApaHYtmW73kM2ViNnHwffq1n89lXL9sZ-c8FzqdbICF&__tn__=%2CO%2CP-R payday loan