Zv.kryeministri Erion Braçe mori pjesë gjithashtu në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, ku shprehur vlerësimin e tij për luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit. Në fjalën e tij, Braçe iu drejtua opozitës kur tha se disa persona për hir të pushtetit po i shpallin luftë SHBA-së dhe ndërkombëtarëve për t’u ngjitur në pushtet dhe për t’iu shmangur drejtësisë.
“Ka pasur qeveri që bashkëpunonin me fashizimin, i shpallën luftë Britanisë dhe SHBA-së. Po e përsërisim veten prapë sot, që për pak pushtet t’i shpallim luftë të gjithë perëndimin. thjesht dhe vetëm sepse duam pak pushtet. Ne anti-fashizmin nuk e kemi të përkohshëm, por popullore për t’ju bashkuar Europës.Duan të shmangin drejtësisë. Ata e meritojnë nderin dhe respektin, ata që vendosën të luftojnë. Ata meritojnë nder dhe respekt. Nuk i shpallëm ne heronjtë, i shpalli lufta. Ne na takon që t’i respektojmë,”-tha ndër të tjera Braçe.
Kujtojmë se dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, Tirana u çlirua nga trupat e brigadës së parë sulmuese.
Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në një fjalë të shkurtër, zv.kryeminsitri Erion Braçe akuzoi opozitën se si dikur po dilte kundër ndërkombëtarëve për pak pushtet. Po ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj tha se opozita ishte një sabotuese të punëve të mira.