Kosova22 Gusht 2019, 15:00

A do i dekretojë zgjedhjet e parakoshme? Përgjigjet Haradinaj: Së shpejti jap vendimin!

Shkruar nga Pamfleti
A do i dekretojë zgjedhjet e parakoshme? Përgjigjet Haradinaj: Së

A do i dekretojë zgjedhjet e parakoshme? Përgjigjet Haradinaj: Së shpejti jap vendimin!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re.

Ai ka bërë me dije se brenda kompetencave kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e Kuvendit së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

“Këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer, demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore”, ka deklaruar Thaçi.

Deklarata e plotë e presidentit pas shpërndarjes së Kuvendit:

Shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re.

Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri.

Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer, demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore.

Pavarësisht shpërndarjes së Parlamentit, Republika e Kosovës vazhdon t’i ketë institucionet funksionale dhe te qëndrueshme, duke garantuar vazhdimin e punës së institucioneve në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës.

Prishtine A do i dekretojë zgjedhjet e parakoshme? Përgjigjet Haradinaj: Së shpejti jap vendimin!