Aktualitet 5 Korrik 2018, 08:11

A do ketë tërmete të tjera? Specialisti tregon se pasgoditjet vijojnë disa ditë…

Shkruar nga Pamfleti
A do ketë tërmete të tjera? Specialisti tregon se pasgoditjet

Ndërkohë që ende nuk është shuar frika për atë që sapo kaluam, pas tërmetit të fuqishëm që shkundi Tiranën dhe disa qytete në vend, pyetja e parë që zor se gjen një përgjigje siguruese, është “A do të jetë një tjetër tërmet në vend?”.

Përgjigjen për këtë e jep profesor Rrapo Ormeni, Sizmolog prane departamentit te Sizmologjise ne IGJEUM.

Në një lidhje telefonike për “News 24” ai thotë se: “Kjo është një gjë që nuk mund të gjykohet por pasgoditjet e vogla të kësaj goditje kryesore vazhdojnë për disa ditë, por janë pa efekte, janë vetëm çlirim i energjisë deri sa të vendoset ekuilibri”.

Aktualitet