A do largohen mafiozët nga pushteti vendor?! Sejdini jep sinjale se do tërhiqet nga kandidimi, po Vangjush Dako, mafiozi i betonit i marrë peng disa herë nga mafia…?!

A do largohen mafiozët nga pushteti vendor?! Sejdini jep sinjale se do tërhiqet nga kandimi, po Vangjush Dako, mafiozi i betonit i marrë peng disa herë nga mafia...?!

Mafiozi i betonit Vangjush Dako është marrë peng disa herë nga bandat rivale të Durrësit.

Vjen një moment kur balta që kanë bërë në drejtimin e pushtetit është aq e madhe, sa të detyrojë shumë nga kryebashkiakët socialistë ta ndjejnë veten jashtë garës për zgjedhjet e vitit 2019.

Pasi e kanë vjedhur, kanë vrarë dhe sakatuar komunitetin përkatës, nën bekimin e fortë të kryeministrit dhe kryetarit të PS Edi Rama, tashmë simbolet e korrupsionit dhe krimit në bashkitë më të mëdha të vendit po fillojnë “zbythjen”.

Sinjalin e parë për tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie në Elbasan e ka dhënë kreu aktual Qazim Sejdini. I cili për tre mandate radhazi ka qeverisur me dorë të hekurt këtë bashki në qendër të Shqipërisë, për ta kthyer Elbasanin në “kërthizën” ku janë ngërthyer trafiqet e drogës, krimi dhe abuzimi me pushtetin.

Nuk kanë qënë të rastësishme që të gjitha ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan kanë pasur në qendër familjen e “Lalës” përmes dhëndrrit të tij Sokol Sanxhaktari. Të cilët kanë lëvizur të gjitha fijet e krimit në botën e nëndheshme të krimit dhe dalin prezentë në të gjitha përplasjet në këtë qytet dhe me gjërë.

Dhe për këto krime, prokuroria ka nisur një superhetim për pastrim parash ndaj familjeve kryesore të Elbasanit, ndër të cilat përfshihen edhe afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Bëhet fjalë për familje e persona që janë pronare të bizneseve të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime.  

Kjo është kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Elbasanit që i kërkon drejtorisë rajonale të tatimeve të japë informacion për 66 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë patur ndër vite:

“Shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni informacion të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite”.

Kërkesa për drejtorinë tatimore mban datën 27 tetor 2017 e ajo vjen pas regjistrimit të procedimit penal me nr 1542 për veprën penale te “pastrimit te produkteve te veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” te parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

Dhe superhetimi nisi me ngjarjen e mesit të muajit shtator 2017 në Elbasan, kur një makinë “Audi” goditi mjetin e policisë gjatë një aksioni pranë tregut të qytetit.

Hetimet duket se janë zgjedhur në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan.

Mes tyre është vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini e bashkëshorti i saj, dhëndri i Sejdinit, si dhe babai i tij e Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Çela, të bërë të njohur pas incidentit me policinë në hyrje të tregut të qytetit.

Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet.

Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.

Ky hetim që prek elitën ekonomike dhe politike të Elbasanit erdhi në kohën kur procesi i Vetingut në drejtësi kishte nisur.

Njëherësh hetimi ka përfshirë sigurisht edhe lidhjet e biznesit dhe krimin dhe drejtuesit politike në nivel lokal dhe qe qendror, por që janë stopuar për momentin për shkak se në mes është Qazim Sejdini, bashkëpunëtori i Edi Ramës.

Pra familja Sejdini me sa duket “udhëheq” në mënyrë specifike 66 familje të krimit në Elbasan, duke e bërë atë një ekzemplar të krimit në pushtet. Dhe për më tepër njeriun më të afërt të kryeministrit aktual Edi Rama.

Madje dhe “Daily Mail” i ka dedikuar një shkrim të riut nga Elbasani Klodjan Çopja, i cili ndodhet në burg në Britani, pasi ka qenë kapoja i një grupi që merrej me trafikun e drogërave.

Ku Çopja nuk është një emër i panjohur në Elbasan, pasi ai njihet si shok i afërt i dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini. Dhe pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Copjas, që është miku i ngushtë i Sokol Sanxhaktarit.

Por që të kthehemi tek tërheqja, kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, një vit përpara zgjedhjeve vendore 2019 jep sinjale moskandidimi në bashkinë që drejton prej 11 vitesh. Me gjithë këtë “CV” kriminale në kurriz, Sejdini për mediat në Elbasan ka deklaruar se pas një viti, Bashkia e Elbasanit do të ketë kryetarin e saj të ri.

Kreu i Bashkisë së Elbasanit ka folur mbi marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Rama, duke theksuar se është bashkëpunëtor i afërt i tij dhe do të mbetet dhe pas tërheqjes një bashkëpunëtor i Edi Ramës.  

Një “ngushëllim” ky për grupin kriminal në Elbasan, se do ketë sërish mbrojtje.

Pavarësisht se që nga mesi i vitit 2016 kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini lëviz me eskortë nga frika e ndonjë eleminimi fizik nga bandat rivale të krimit dhe drogës.

Dhe teksa sheh se Qazim Sejdini ka dhënë sinjale për një tërheqje të mundshme nga kandidimi për kryebashkiak i Elbasanit për të katërtën herë, mendja nuk ka si të mos shkojë tek Vangjush Dako, kryebashkiak për tre mandate në Durrës.

A do të tërhiqet mafiozi i betonit Vangjush Dako nga kandidimi për herë të katërt për postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit, për ta çliruar në një farë mase qytetin bregdetar nga krimi.

Pasi duke qënë Durrësi si pika fundore e trafikut të drogës që vjen nga Turqia, Vangjush Dako nuk ka mundur t’i shpëtojë as akuzave për trafik droge.

Madje mësohet se emri i Dakos ka dalë dhe në një përgjim të bërë vite më parë në Kosovë, ku kryebashkiaku i Durrësit po bisedonte me të fortët e qytetit për trafikun e drogës.

Hetimet e dosjes ku del Vangjush Dako, nisën vite më parë për një grup kriminal që trafikonte drogë. Dyshimet ishin se trafikantët nga Kosova ishin të lidhur me ato të Shqipërisë dhe më konkretisht droga çohej deri në Durrës dhe kishte si destinacion final vendet e BE.

Por EULEX mohoi të ketë pasur përgjim dhe dhe madje të kenë filluar hetime, duke treguar qartë se me Vangjush Dakon nuk do të merrej asnjë prokuror dhe asnjë hetues.

Dhe për këto “flirte” me bosët e krimit dhe të mafias së drogës, mafiozi i betonit Vangjush Dako është marrë peng disa herë nga bandat rivale të Durrësit.

Ndërsa për ndërtimet në Durrës, Vangjush Dako është “pararojë” duke e kthyer këtë qytet në më të pajetueshmin në Shqipëri. E ka “mbjellë” me pallate të shëmtuara të gjithë qytetin e Durrësit dhe tashmë tërë bashkinë e madhe. Janë klientët e tij që marrin betonin që përgatit kompania në pronësi të tij.

Pra e ka shndërruar qytetin në një Kandahar, që nga “Veliera” në Durrës që e ka shëmtuar aq shumë qytetin e deri tek ndërtimet ku ka një metër të lirë në Durrës. Dhe që është nën hetim për abuzimet me fondet publike. Po ashtu dhe për pasurinë e vënë pa i justifikuar të ardhurat.

Vangjush Dako është një drejtues Bashkie shumë i pasur. Prona më e madhe që ka Dako në pronësinë ë tij 100% është një palat 11 katesh me sipërfaqe totale 3 640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë. Që e bën automatikisht një njëri shumë të pasur. Prona tjetër e rëndësishme e Dakos është një toke truall me sipër 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollarë. Një tjetër pronë e kryetarit Dako është  një apartament me sip. 130 m2 në vlerën 40 000 dollarë. Por Dako është pronar edhe i dy magazinave. Për të gjitha pronat e sipër përmenduara Vangjush Dako është pronar i vetëm me 100 % te aksioneve. Pa llogaritur pasuri të tjera të tundshme dhe patundshme, mes të cilave dhe makina superluksoze, duke zbehur fort motivin se pse ky njeri është në krye të bashkisë, për qytetarët apo për të shërbyer ndaj bizeneseve të tij.

Në këtë kontekst, pyetja e thjeshtë që lind vetëvetiu është: A do të largohen ndonjëherë mafiozët nga drejtimi i pushtetit vendor?! Sejdini dha sinjale tërheqjeje, të presim Dakon…!/Pamfleti