Kosova 5 Nëntor 2022, 11:13

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Serbët e Kosovës të shtunën do të vendosin nëse do të largohen nga institucionet në veri.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, dy ditë më parë ka thënë se ai personalisht do të propozojë që të gjithë serbët e tjerë të largohen nga qeveritë lokale, prokuroria, gjykata, policia dhe të gjitha institucionet e tjera.

Rakiç ka thënë se të shtunën do të mbahet takimi urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në veri, lidhur me propozimin.

Ky propozim erdhi pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi t’i bindej vendimit për fletëqortime ndaj personave që nuk i kthejnë targat ilegale të veturave në ato RKS.

Prishtine Lista Serbe veriu i Kosovës