Kosova13 Gusht 2019, 13:38

A do të shpërndahet Kuvendi më 22 gusht? Ja çfarë thotë Kadri Veseli

Shkruar nga Pamfleti
A do të shpërndahet Kuvendi më 22 gusht? Ja çfarë

A do të shpërndahet Kuvendi më 22 gusht? Ja çfarë thotë Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së njëherti kryeparlamentari, Kadri Veseli ka thënë se zgjedhjet janë të pa shmangshme dhe se më 22 gusht shpërbëhet Kuvendi, shkruan Insajderi.

Këto komente Veseli i bëri me rastin e shpërndarjes së certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë dhe zhvillim të planeve të biznesit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Veseli tha se janë qytetarët, që përmes vendimmarrjes së tyre mund të forcojnë rininë që të ketë një angazhim edhe më të fuqishëm.

“Jemi në fazën e vendimmarrjes përfundimtare, zgjedhjet janë të pashmangshme. Me 22 gusht, Kuvendi i Republikës të Kosovës do të mblidhet për të shpërndarë Kuvendin. Do t’i hapet perspektivë zgjedhjeve, për arsye se qytetarët e këtij vendi janë ata që duhet të marrin vendim si do të ec Kosova për katër vitet e ardhshme. Një nga arsyet kryesore është se mund të forcohet rinia”, tha Veseli.

Duke folur për projektin e zhvillimit të të rinjve në ndërmarrësi, ai tha se projektet e tilla kanë për qëllim orientimin e buxhetit kah ndërmarrësia dhe integrimin e të rinjve që të marrin përgjegjësitë në zhvillimin e vendit.

Gjatë vitit të ardhshëm, Veseli u shpreh se buxheti për të rinjtë do të trefishohet. Teksa tha se duhet të çrrënjoset korrupsioni dhe nepotizimi, që po ndikon në demotivimin e të rinjve për të jetuar në vend./Insajderi

Prishtine Kadri Veseli kryeparlamentari i Kosovës shperndarja e kuvendit