Showbiz20 Tetor 2018, 12:14

A duhet të lejohen apo të bllokohen nga shteti fallxhorët? Avokati i njohur ngre alarmin

Shkruar nga Pamfleti
A duhet të lejohen apo të bllokohen nga shteti fallxhorët?

Në vendin tonë ushtrojnë veprimtarinë disa qindra mijëra yshtarë (fallxhorë) me arsim minimal. Sipas legjislacionit shqiptar, a lejohen me ligj këta? A duhet që shteti të ndërhyjë në punën e tyre duke i bllokuar apo licencuar? Fati.

-I nderuar Fati, pyetja juaj është shumë interesante dhe ngre në vetvete disa çështje mjaft të rëndësishme që deri sot nuk janë prekur nga legjislacioni. Ligjërisht, fallxhoret ose çdo kategori e caktuar e ngjashme nuk janë të rregulluar me legjislacion. Pra, është një veprimtari që nuk ka parashikime ligjore për mënyrën e funksionimit. Në disa raste, fallxhorët janë konsideruar si veprimtari kriminale, mashtrim dhe janë dënuar. Pra, është konsideruar që kjo veprimtari ka për qëllim shfrytëzimin e disa rrethanave për të marrë shuma monetare nga persona të ndryshëm. Kjo veprimtari nuk ndiqet nga policia dhe nuk ka asnjë të dhënë që është kriminale. Pra realisht është në një vijë të hollë midis të ligjshmes dhe të paligjshmes. Në përgjithësi mund të thuhet që nuk është një veprimtari kriminale dhe normalisht duhet të njihet nga ligji. Njohja në këtë rast vjen nëpërmjet pagimit të taksave. Pra regjistrimi i një personi si fallxhor dhe pagimi i taksave për këtë veprimtari. Ligji tatimor këtë veprimtari nuk e përjashton nga detyrimet tatimore, pra si rregull një fallxhor mund të regjistrohet dhe të paguajë taksa.

Si përfundim mund të themi që kjo veprimtari nuk është e ndaluar, nuk është e dënueshme, nuk është e rregulluar dhe zgjidhja më e mirë për të evituar çdo keqkuptim është rregullimi me ligj dhe kontrolli i kësaj veprimtarie.

Lifestyle