Ato quhen Dhelpra Australiane Fluturuese dhe janë ndër gjitarët më të lëvizshëm në planetin tonë.
Në fakt bëhet fjalë për lakuriq nate. Sipas një studimi të bërë së fundmi ata janë nomadë dhe enden në distanca jashtëzakonisht të mëdha se sa mendohej më parë. Këta lakuriqë kanë udhëtuar deri në 6.073 km në vit.
Shkencëtari Justin Welbergen tregon se si fluturimi i tyre gjithashtu i ndihmon bimët të rikuperohen nga zjarret. Dhelprat Fluturuese ose ndryshe lakuriqët e frutave janë gjitarët e vetëm që gjatë natës pjalmojnë pemët kur shumica e pemëve Australiane duhet të polenizohen. Kështu që ato janë përgjegjëse për të ndihmuar në rigjenerimin e pyjeve dhe për të mbajtur të shëndetshëm ekosistemet.
Ashtu si shumë kafshë vendase, kërcënimi më i madh i tyre është humbja e habitatit . Ata fluturojnë natën në kërkim të ushqimit dhe kthehen në të njëjtat pemë çdo ditë për të pushuar dhe qëndruar me pjesën tjetër të kolonisë. ‘Dhelprat fluturuese’ kryesisht migrojnë përgjatë bregdetit Lindor të Australisë duke lëvizur në grupe të mëdha.