Aktualitet14 Korrik 2018, 11:45

A e mbani mend? Del video e plotë e debatit më të famshëm politik Nano-Berisha në vitin 2002

Shkruar nga Pamfleti
A e mbani mend? Del video e plotë e debatit më të famshëm

A e mbani mend? Del video e plotë e debatit më të famshëm politik Nano-Berisha në vitin 2002

Debati televiziv mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002 në “Opinion” në Tv Klan është debati më i famshëm dhe më i ndjekur në vend, emision që u transmetua në atë kohë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

PJESE NGA INTERVISTA:

Blendi Fevziu: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma. Ju flas nga studio numër 2 e televizionit Klan në këtë debat të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion”. Ashtu sikurse është njoftuar gjatë gjithë kësaj jave, ashtu sikurse u njoftua edhe dje në edicionin special në një intervistë me Kryeministrin e dorëhequr Ilir Meta, debati i sotëm do të vërë përballë dy nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare të 10 viteve të fundit. Dy personazhe që kanë dominuar jetën publike dhe dy partitë më të mëdha në vend, z.Fatos Nano kryetar i PS, ish-Kryeministër dhe z.Sali Berisha kryetar i PD dhe ish-President i Republikës. Ju falenderoj të dyve që ishit të ftuar në studion tonë.

Ky është një nga transmetimet më të jashtëzakonshme që është bërë deri më sot në Shqipëri. Jemi në valët e televizionit Klan, jemi në valët e një serie televizionesh lokale në gjithë Shqipërinë, jemi në valët e transmetimit satelitor të Televizionit Shqiptar, jemi në valët e transmetimit satelitor të Televizionit të Kosovës, jemi gjithashtu në të gjitha valët e transmetimit të Radio Tiranës, si dhe mund të na ndjekin përmes internetit në të gjithë globin në adresën www.shqipëria.com.

Z.Berisha, përpara se të filloj, ju uroj për hyrjen e Partisë Demokratike në Parlament sot.

Sali Berisha: Unë ju falenderoj, por nuk mund të rri pa bërë një koment, sepse ti na ktheve pak mbrapa. Koha së cilës i referohesha, unë po të kthehem prapë ndoshta do të mbaja të njëjtin qëndrim. Zoti Nano ishte Kryeministër, nuk është më. Kërkova ekip, e prita, nuk e krijoi. Tani takohemi kështu siç jemi.

Ç’ka dua të them me këtë? Dua të them se gjendja në të cilën e zhvillojmë këtë debat është një situatë e veçantë për vendin, një situatë ka një krizë të thellë të gjithanshme, kur dihet se ekziston një paralezi në vendimmarrje, një paralezi në qeveri, në parlament sot u zhbllokua me 84 vota, një votë për president mori nënkryetarja, zonja Topalli.

Është e vështirë që këtu, se ka shumë spektatorë që unë dua t’i përshëndes. Unë kam ardhur këtu me një vullnet dhe një shpirt të pastër për të bërë një debat për problemet e mëdha, nuk është një platformë vendimesh, por është një platformë shkëmbim mendimesh dhe besoj se është e dobishme të shqyrtojmë opsionet tona, të secilës palë, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për zgjidhjen e problemeve madhore të vendit.

Blendi Fevziu: Natyrisht ju me tematikën e debatit jeni ambientuar, është ajo dhe nuk ka pasur ndryshime, shpresoj zoti Nano edhe ju e ndoqët atë, dua t’ju uroj dhe ju se sot keni pasur një ditë të vazhdueshme debatesh, ju ndoqa edhe në transmetimin e … një debat lidhur me kryeministrin Meta.

Fatos Nano: Faleminderit Blendi. Në respekt të kryetarit të opozitës, do të thosha vetëm këtë, që nuk jemi për batuta sot këtu, sepse ka kohë që opinioni pret të na shohë në ekran, sëbashku në një situatë normale demokratike ku mund të prodhohet një produkt nga alternativa të ndryshme. Unë kam 5 + 4 vjet që e pres këtë ditë dhe mua s’më mungon sot asnjë ish-kryeministër, më mungon ndonjë pallat ndoshta, po jam këtu për të prodhuar fryte të ndryshme nga ato të 10-vjeçarit dhe besoj se me kthimin në Kuvend të opozitës kryesore, sot.

Ju bëtë mirë që e shënuat këtë datë dhe këtë moment, është krijuar jo vetëm formalisht, por në tërësi, jo vetëm për shkak të krizës, edhe kriza duhet të interpretohet, duke u identifikuar një situatë më e favorshme, më e ndryshme. Shqipëria është më afër parametrave të një demokracie normale dhe më afër mundësive që shumë aktorë, jo vetëm unë dhe zoti Berisha, të kontribuojnë në progres dhe integrim me botën moderne. Le të jemi dy prej tyre.

Blendi Fevziu: Zoti Nano ju thatë që nuk ju mungon asnjë kryeministër, në fakt aktualisht, jeni pak kryeministër…

Fatos Nano: Nuk më mungon asnjë ish-kryeministër zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Meqë jemi brenda kësaj pjese, a mund ta nisja debatin duke kërkuar opinionin tuaj për dorëheqjen e kryeministrit Meta dhe tentativat që po bën Partia Socialiste për të ngritur një qeveri? Për të ndërtuar një qeveri të sajën?

Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.

Sali Berisha: Si rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh.

Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.

Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.

Sali Berisha: Tani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.

Dossier