Shkruan Kimete Berisha
Se të jesh kundër Albin Kurtit ka logjikë dhe është krejt normale, ama të jesh kështu ashiqare kundër reciprocitetit, s’është ‘normale’, po është e frikshme.
Lexo në fjalor kuptimin e fjalës ‘Reciprocitet’ dhe e sheh që është johumane (është absurde) të jesh kundër të drejtave të bararta mes njerëzve e shteteve, pra është abnormale të jesh kundër reciprocitetit.
Asnjë marrëdhënie në botë (përveç atyre abuzive) nuk krijohet pa reciprocitet, pra pa ‘marr e jap’.
S’e kuptoj pse Serbia duhet të ketë të drejtë 100 për qind, e Kosova Jo.
A din dikush me shpjegu pse?
Të jesh kundër barazisë dhe reciprocitetit është gabim logjik, gabim human e mendor, e jo gabim politik.
Grenelli le t’ja ngjet një emër tjetër ‘refuzimit për reciprocitet’ se me refuzu barazinë mes njerëzve, me refuzu reciprocitetin, veç në Kosovë kjo ndodh…se është edhe dehumane, edhe turp.
P.S. Në dëshpërimin më të madh në jetë, të izoluar e me paqartësi kur merr fund kërcënimi global
nga vdekja….
kur jemi larg njëri-tjetrit; me mallë t’nanës, t’babës, t’motrave, vllaznive, nipave, mbesave e miqve; kur e sheh nanën me sy e nuk mundesh me qitë kryt n’prehen t’saj, neve na e ka shkru Zoti dhe Grenelli m’u marrë me kamiona t’Serbisë… o tempora o mores… po ky është mallkim.