A është Donald Lu pro Vettingut në politikë? Basha zbulon mesazhin pas takimit me ambasadorin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh pas takimit të fundit të zhvilluar sot me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.



Përmes një postimi në Twitter, Basha ka theksuar se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, ndërsa e cilësoi atë partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruan Basha.

Pasi takoi Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ambasadori Lu iu drejtua paraditen e sotme selisë blu, për t’u përshëndetur edhe me kryedemokratin Basha. Takimi në fjalë zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

Kujtojmë se Lu vijoi mandatin e tij për 4 vite në Shqipëri, ndërsa tashmë do të zëvendësohet nga Kathleen Ann Kavalec.