Aktualitet16 Maj 2019, 21:02

“A është Petrit Vasili pjesë e zinxhirit kriminal Tom Doshi, Adriatik Llalla, Ilir Meta?!”

Shkruar nga Pamfleti
“A është Petrit Vasili pjesë e zinxhirit kriminal Tom

Lajmi i “Zërit të Amerikës” se Petrit Vasilit të LSI i është refuzuar viza nga SHBA ka ngjallur reagime të shumta. Arian Nika ngre dyshimin nëse është edhe Vasili pjesë e zinxhirit kriminal Tom Doshi, Adriatik Llalla, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nikaj shkruan se po jetojmë në kufijtë e absurdit, duke shtuar se zinxhiri kriminal i politikës shqiptare po kërkon të mbërthejë gjithë shoqërinë.

“A është Petrit Vasili pjesë e zinxhirit kriminal Tom Doshi, Adriatik Llala, Ilir Meta? A është Edi Rama njeriu që përdori Presidencën si bunker kriminal?

Kur nuk mban përgjegjsi për fëmijët dhe burrin si mund të mbash përgjegjsi politike? Po jetojmë në kufijtë e absurdit. Zinxhiri kriminal i politikës shqiptare po kërkon të mbërthejë gjithë shoqërin.

Spiralja e dhunës mund të shëndrohet në fatalitet për projektuesit, pjesa e shoqërisë që duket indiferente, nuk ka zbuluar ende që është shumicë. Në momentin që do ta kuptojë do të kthehet në një lëvizje masive e pakontrolluar në fuqi”, shkruan Nikaj.

Aktualitet arian nikaj Petrit Vasili