A është turp të bërtasësh kur bën seks?

A është turp të bërtasësh kur bën seks?
Në një marrëdhënie seksuale turpi duhet përjashtuar. Nëse ju nuk e bëni vetë, por e ndjeni gjithçka është normale. Problem është vetëm shtirja.



Kam një hall. Pëlqej një djalë, por nuk jam lidhur me të. Ai e di që unë e dua, por si t’ia bëj që të më dojë edhe ai mua? Kam shumë dëshirë të bëj seks me të. Të lutem më jep një mendim.

-Këto gjëra kërkojnë kurajë, si për të përballuar mosrealizimin e dëshirës që ti përjeton, po ashtu edhe për të tentuar që t’i shprehësh dëshirën tënde të paktën për të ndërtuar një raport fizik. Në të tilla situate nuk duhet harruar që ai djali mund të refuzojë. Duhet të jesh e përgatitur për situata të pakëndshme. Kur je e përgatitur situata të tilla aspak të këndshme përballohen më lehtë.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.