Aktualitet19 Maj 2019, 18:49

A i vlerësonte Napoleoni shqiptarët dhe pse gjithë ai interesim i madh për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
A i vlerësonte Napoleoni shqiptarët dhe pse gjithë ai interesim i

A i vlerësonte Napoleoni shqiptarët dhe pse gjithë ai interesim i madh për Shqipërinë

“Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë”

Napoleon Bonaparti, i lindur në Korsikë në 1769 vinte nga një familje aristokrate ku i ati ishte avokat. E filloi karriërën e tij ushtarake si oficier artilerie dhe u shqua gjatë trazirave të revulucionit francez. Sukseset e tij të mëvonshme ushtarake i dhanë atij shansin të merrte pushtetin.

Më 1799 ishte një nga 3 konsujt e Francës, fushatat e tij të mëtejshme ushtarake tregojnë madhështinë e tij si lider ushtarak dhe shpejt u rëndit në Panteonin e figurave të mëdha historike ushtarake.

Sipas të dhënave të historianit dhe politikanit francez, Adolf Thier, Napoloni është me origjinë arbëreshe si edhe në 1796 ai kaloi në Shqipëri. Gjatë fushtaës së Italisë, marshalli Bertrand sjell një dëshmi të qëndrimit të Napoleonit në Stamboll dhe gjatë atij viti udhëtoi në Athinë dhe u kthye përmes Shqipërisë.

Napoleoni i vlerësonte shqiptarët dhe tregonte një interes të veçantë për pozicionin gjeografik të Shqipërisë. Më 1806, ai i shkruante të birit:

“Jam informuar se mjaft ushtarë në Dalmaci, dhe në Istri janë të paarmatosur. Veç atyre duhet të jenë dhe dy regjimente në Shqipëri, si dhe një kompani artilierësh francezë e një tjetër në Itali… Forcat tona duhet të zënë pozicion në Kotorr… Gjenerali Lauriston është guvernator i Dalmacisë dhe i Shqipërisë. Ai do të lidhet drejpërdrejtë me ju…

Me që ka 18 oficerë, ai duhet të formojë 6 kompani me 100 ushtarë secilin, të cilët do të rekrutohen në Shqipëri. Drejt Shqipërisë dërgoni dhe një shef karpentier dhe dhjetë ndihmës francezë dhe italianë.”

Në dhjetor 1807 u krijua regjimenti i shqiptarve me 3254 luftëtarë, të inkuadruar në 6 batalione. Ky regjiment ishte formacioni më i veçantë ushtarak mes trupave të shumta të Napoleonit.

Perandori Napoleon kishte pranuar që ata (shqiptarët) të mbanin veshjet dhe armët e tyre, që të ndiheshin të lirë gjatë luftimeve. Kokën përreth ballit e kishin të rruar dhe një bisht të gjatë flokësh u varej mbi zverk nën një kësulë me fjongo të qëndisur bukur, shkruante në kujtimet e tij gjenerali De Richmont.

Armët e shqiptarve ishin shpatat e vogla të harkuara, dy pistoleta të zbukuruara në argjend dhe më një pushkë të gjatë. Më 19 qershor 1806 Napoleoni i shkruante ministrit të jashtëm për përgjigjen që duhet t’i jepte Ali Pashë Tepelena: Jam i informuar për dëshirat e tij të mira, se e mora më kënaqësi shpatën e tij, se jam i Portës së Lartë dhe se e vlerësoj atë, se duhet menduar se si t’i bëjmë zap serbët dhe ti përmbajmë grekët, të cilët janë ndihmës të vertetë të Rusisë, se ai mund të mbështetet në ndihmën time.

Nëse Korfuzi bie në duart e mia, nuk mund t’ia besoj tjetër njeriu më të mirë se Ali Pashës. Duhet që letra dhe instruksionet e mia të bëhen të tilla që të mos kuptohen qartë nëse bien në duart e agjentve. Besoj se Ali Pasha shumë gjëra i bisedon dhe me Portën e Lartë.

Letër dërguar Ali Pashës nga Napoleoni 9 korrik 1807

“ E mora letrën që më kishte nisur sekretari juaj dhe përmbajtjen e kuptova. U binda për miqësinë e tij; ju kam dhënë prova të veçanta të dashurisë sime, prandaj dua që ju të ndieni efektin. Do të urdhëroj gjeneralët e mi që të bien dakort me ju.

Paqja është vendosur mes meje dhe perandorit të Rusisë, duke përfshirë këtu edhe Portën e Lartë. Do të pranoja gjithnjë me kënaqësi gjithçka që do të vinte nga ana juaj.” Napoleoni e ndinte se sigurimi i Adriatikut ishte një nga kushtet për stabilitet në territoret e tij atje.

Ai i shkruan Sulltan Selimit për pretendimet e Rusisë që duan të shkëpusin nga Osmanët: Serbinë, Vllahinë dhe Moldavinë dhe mënyra e vetme për ti penguar ishte duke i penguar anijet rusë që të kalojnë Bosforin.

Napoleoni i shkruan Sulltanit: “ Ne do ta ndihmojmë hirësinë tuaj si shpërblim të interesave tona në Dalmaci dhe Shqipëri… duhet të mbani lidhje me agjentët e mi pranë Ali Pashës dhe pashait të Shkodrës. Interesohuni që të kini të dhëna se ç’bëhet në Serbi dhe provincat rrotull.”

Nga 35 luftëtarë të shquar shqiptarë që u mblodhën në Korfuz më 1813, u zgjodhën 3 prej tyre për gardën e Napoleonit. Ju lutem, shkruan Napoleoni, të mos i konsideroni këta të huaj, por më besnikët, më të devotshmit.

Ministri i Napoleonit u habit kur pa këta shqiptarë të pashëm e krenarë, të veshur bukur,kur hynë në Paris, të ngjeshur më armë për t’i shërbyer Napoleonit në luftë kundër zgjedhës osmane.

Histori A i vlerësonte Napoleoni shqiptarët dhe pse gjithë ai interesim i madh për Shqipërinë