Abrashi rrëfen vuajtjet: Kam vuajtur shumë gjatë dëmtimit

Amir Abrashi është një nga lojtarët më të pafat me origjinë shqiptare! Mesfushori është rikthyer në stërvitje me ekipin në stërvitje, pasi kishte një periudhë shumë të madhe pa u përgatitur me grupin. “Pitbulli shqiptar”zhvilloi stërvitje me grupin e lojtarëve të Freiburg pas 239 ditëve mungesë me skuadrën gjermane. Ai është shfaqur mjaft i lumtur pas stërvitjes që ka kryer me grupin dhe që është vënë nën urdhrat e trajnerit të tij.

“Pas një kohe kaq të gjatë, pas 7 muajsh e gjysmë, po stërvitem me grupin sërish”, – tha shqiptari. Dukshëm i dallohet lehtësimi dhe gëzimi në fytyrë. Mesfushori duhet të luftojë për të fituar një vend në formacion tani, pavarësisht se i duhet shumë punë. Ai ishte titullar tek ekipi gjerman, por tani i duhet të derdhë shumë djersë për të merituar vendin në formacionin titullar.

E vështirë ka qenë për të për t’u rikthyer pas këtij dëmtimi, pasi ishte i dyti i rëndë. Ai e pranon dhe vetë këtë gjë. “Kam kaluar ditë shumë të vështira. Kishte prej atyre ditëve që thoja: ‘do ta kaloj me sukses’. Kishte prej atyre ditëve që thoja: ‘pse unë sërish, pse 7 muaj’. Janë gjëra që nuk mund t’i ndryshosh”, – u shpreh mesfushori.

 

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti